LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Messit është serioz, pritet t’i mungojë gjatë Inter Miamit

Lëndimi i Messit është serioz, pritet t’i mungojë gjatë Inter Miamit

Kapiteni i Kombëtares së  Argjentinës, Lionel Messi, pësoi një lëndim të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë në finalen e Kupës së Amerikës të luajtur të dielën ndaj Kolumbisë.

Argjentina fitoi titullin e kampionit në Copa America, derisa Messi u detyrua të largohet nga loja në minutën e 66-të.

Pamjet e këmbës së tij bënë xhiron e botës dhe bëhet fjalë për një lëndim të rëndë të tetë herë fituesit të Topit të Artë.


Dalin pamje të reja se sa i rëndë është lëndimi që ka pësuar Messi
Lexo po ashtu Dalin pamje të reja se sa i rëndë është lëndimi që ka pësuar Messi

Në të njëjtën kohë, ai u largua i çalë dhe i përlotur nga stadiumi Hard Rock në Miami dhe vazhdoi të shikojë finalen nga pankina, në të cilën argjentinasit fituan Kupën e Amerikës për herë të 16-të.

Inter Miami aktualisht është në vendin e dytë në renditjen e Konferencës Lindore MLS.

Messi është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, por ky është trofeu i vetëm që ai dështoi për ta fituar
Lexo po ashtu Messi është lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit, por ky është trofeu i vetëm që ai dështoi për ta fituar

“Pas një ekzaminimi mjekësor, u konstatua se Leo Messi pësoi një dëmtim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë. Se kur kapiteni do të jetë në gjendje të luajë përsëri do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe do të varet nga ecuria e rikuperimit të tij.” thuhet në një deklaratë të klubit.

Kësisoj Messi pritet të mungoj së paku katër javë sipas mediave argjentinase dhe atyre amerikane, por megjithatë ai pritet të rikthehet në gjysmë të muajit gusht për Inter Miamin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori