LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr merr përsipër fajin për eliminimin e Brazilit nga Copa America

Vinicius Jr merr përsipër fajin për eliminimin e Brazilit nga Copa America

Vinicius Junior ka dhuruar një kërkim falje të përzemërt në drejtim të tifozëve të Brazilit pas eliminimit të tyre nga Copa America pas humbjes në çerekfinale ndaj Uruguait, ndeshje të cilën e përcolli nga shtëpia shkaku i suspendimit.

Brazili u eliminua nga edicioni i vitit 2024 të Copa Americas nga Uruguai në gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive, me Vinicius që nuk arriti të luajë në këtë sfidë shkaku i grumbullimit të kartonëve të verdhë.

Suspendimi i tij erdhi si pasojë e dy kartonëve të verdhë që ai mori në fazën e grupeve, të parin në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Paraguait, aty ku Vinicius shënoi dy gola, dhe të dytin në barazim 1-1 ndaj Kolumbisë.


Pas eliminimit të Brazilit, Vinicius përmes rrjetit social Instagram shprehu keqardhjen e tij dhe kërkoi falje ndaj tifozëve të Brazilit.

Pas eliminimit të Brazilit, Vini Jr nuk shihet më si fitues i Topit të Artë - ka një favorit të ri
Lexo po ashtu Pas eliminimit të Brazilit, Vini Jr nuk shihet më si fitues i Topit të Artë - ka një favorit të ri

Postimi i plotë i Vinicius:

Copa America ka përfunduar dhe tani është koha të reflektojmë dhe të dimë se si të përballemi me humbjen. Ndjenja e frustrimit më godet përsëri dhe përsëri në penallti.

Unë mora dy kartonë të verdhë dhe e shikova eliminimin nga larg përsëri, por këtë herë ishte faji im. Ju kërkoj falje për këtë.

E di se si ti dëgjojë kritikat, edhe ato më të rëndat, më besoni, unë jam rritur nga ato.

Udhëtimi im me kombëtaren, fatmirësisht, është vetëm fillimi. Së bashku me bashkëlojtarët e mi, unë do të kem mundësinë që ta vendosim kombëtaren tonë në vendin që meriton.

Ne do të rikthehemi në maje, ju dua dhe jemi të gjithë së bashku.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori