LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 26° clearsky_night

Rruga që konsiderohet e rrezikshme për banorët, komuna fillon rregullimin e pusetave

Rruga që konsiderohet e rrezikshme për banorët, komuna fillon rregullimin e pusetave

Një qytetar nga Komuna e Gjilanit ka shprehur shqetësimin e tij për një rrugë pa trotuar, duke raportuar kështu në platformën ndreqe.com.

Ai thotë se se kjo rrugë është e rrezikshme dhe se sipas tij në disa pjesë nuk ka as ndriçim publik, gjë që e shton rrezikun për kalimtarët.


“Rruga ‘Enver Miftari’ pa trotuar për kalimtarë. Banorët e lagjes e konsiderojnë të rrezikshme ecjen e kësaj rruge për shkak të mungesës së trotuarit. Veçmas, kjo bëhet edhe më e rrezikshme në orët e vona të natës, sepse në disa pjese mungon edhe ndriçimi publik. Apel komunës për ndërhyrje emergjente”, shkruhet në ankesën e qytetarit.

Telegrafi ka kontaktuar me një nga banorët e kësaj lagje, dhe i njëjti thotë se lagjja ka fëmijë të vegjël të cilët shkojnë në shkollë dhe për shkak të mungesës së trotuarit duhet t’i shoqërojnë çdo ditë nëpër shkolla.

“Ka fëmijë të cilët shkojnë në shkollë edhe frika për ndonjë incident për shkak të mungesës së trotuarit na bënë që t’i shoqërojmë çdo ditë nëpër shkolla”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se përveç që nuk ka trotuar, vende-vende as ndriçim publik në një pjesë, rruga edhe duhet të pastrohet nga mbeturinat.

Ndër të tjera, ai thekson se në fillim të rrugës janë bërë disa punime të vogla para dy dite, por që sipas tij ende nuk dihet nëse komuna ka ndërmend të fillojë punimet e rregullimit të trotuarit.

Ndryshe, Telegrafi ka kontaktuar edhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimi, i cili ka thënë se kanë filluar punimet, por që momentin janë duke u rregulluar vetëm disa puseta.

“Kanë filluar punimet, por që për momentin janë duke u rregulluar disa puseta sepse është edhe një shtresë e rrugës e cila duhet të shtrohet”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi thekson se projekti ka filluar nga qeverisja e kaluar lokale dhe për shkak të vonesës për realizim, në atë lagje kanë filluar ndërtimi i banesave dhe për këtë arsye trotuari do të rregullohet vetëm në njërën anë të rrugës.

“Si projekt ka qenë nga qeverisja e kaluar lokale të rregullohet në të dyja anët trotuari, por që për shkak të ndërtimit të banesave, është vendosur të rregullohet vetëm në njërën anë. Po ashtu, ndriçimi publik tashmë është rregulluar nga kompania”, ka theksuar Ibrahimi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Ylli i Leverkusenit refuzon të nënshkruajë kontratën e re, i thotë klubit se dëshiron të transferohet te Bayern Munichu

Bundesliga

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Ekspertët e futbollit shpërthejnë në

Ekspertët e futbollit shpërthejnë në "vjedhjen" që VAR-i ia bëri Danimarkës përballë Gjermanisë

Përfaqësueset
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp

Teknologji
Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Tifozëve të Real Madridit nuk do t’u pëlqejë aspak deklarata e Nachos për Yamalin

Përfaqësueset
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale

Ndërkombëtare
Kalo në kategori