LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Osmani uron Genc Nimanbegun për marrjen e detyrës së re: Ulqini është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Genc Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit.

Osmani thotë se Ulqini mbetet si shtëpi e dytë për kosovarët, transmeton Telegrafi.


“Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, Osmani shton se “si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”./Telegrafi/