LAJMI I FUNDIT:

Pse SPD-ja e Olaf Scholz doli keq në zgjedhjet e BE-së?

Pse SPD-ja e Olaf Scholz doli keq në zgjedhjet e BE-së?

Në Gjermani, partia konservatore e opozitës CDU mori 30%, Alternativa e ekstremit të djathtë, “Alternativa für Deutschland” mori 15.9%, dhe SPD socialdemokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz doli e treta me 13.9%.

Dhe siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, Nils Schmid – zëdhënësi parlamentar i SPD për punët e jashtme, ka thënë vrasja me thikë e fundit fatale e një polici në Mannheim “i çoi çështjet e imigracionit dhe sigurisë së brendshme në thelb të fushatës”.


Ai gjithashtu pranoi “shumë dështime të politikave dhe vështirësi në kompromise për çështje shumë të rëndësishme si buxheti”.

Por, thotë ai, “ndikimi i këtyre rezultateve në politikën kombëtare do të jetë shumë i kufizuar”.

Emrat, një nga një: Kush fitoi, kush humbi dhe kush dështoi keq në zgjedhjet e BE-së
Lexo po ashtu Emrat, një nga një: Kush fitoi, kush humbi dhe kush dështoi keq në zgjedhjet e BE-së

“Për të qenë i sinqertë, shumica e politikanëve gjermanë kishin pritur tashmë që partitë e koalicionit të humbnin mandate”, citohet të ketë thënë ai.

Siç kemi raportuar, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj rezultateve të zgjedhjeve evropiane duke shpërndarë parlamentin dhe shpallur zgjedhje.

Por – pavarësisht se partitë opozitare dominojnë zgjedhjet evropiane në Gjermani – një lëvizje e ngjashme nuk do të ndodhë atje.

“Asnjë sekondë nuk ka pasur asnjë tregues se do të zhvillohen zgjedhje të reja”, thotë zëdhënësi i koalicionit qeverisës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në

Imazhet satelitore thuhet se tregojnë përhapjen e zjarrit në "një terren ushtarak" të Rusisë në Krime

Botë
Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Momenti kur vetura “kërceu nga kati i tretë” – vdesin biznesmeni rus, e dashura e tij shtatzënë dhe djali i saj

Evropa
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë

Botë
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia

Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"

Evropa
Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Botë
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Kalo në kategori