LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë yjet e Barcelonës që po kërkohen me ngulm nga klubet arabe

Gjashtë yjet e Barcelonës që po kërkohen me ngulm nga klubet arabe

Verën e kaluar, Barcelona bëri biznes me klubin arab Al Ahli për shitjen e Franck Kessie në 2024, por mund të ketë më shumë nga lojtarët e tyre që kanë mundësi të përfundojnë në Lindjen e Mesme.

Sipas Mundo Deportivo, gjashtë lojtarë të ekipit të parë të Barcelonës po kërkohen nga klubet arabe. I fundit që është lidhur me një kalim atje është Jules Kounde, i cili po kërkohet nga Al Ittihadi.


Për më shumë, ka një interesim edhe për Robert Lewandowskin, Marc-Andre Ter Stegen dhe Raphinha, ani pse që të tre lojtarët nuk kanë shprehur interesim të ndërrojnë ambient.

Në mesin e këtyre tre lojtarëve lojtari me gjasat më të mëdha për largim është Raphinha, por braziliani do ta pranonte këtë vetëm për ndonjë klub në Ligën Premier.

E ardhmja e yllit të Barcelonës në dyshim pas largimit të Xavit – Flick do vendosë nëse qëndron apo jo
Lexo po ashtu E ardhmja e yllit të Barcelonës në dyshim pas largimit të Xavit – Flick do vendosë nëse qëndron apo jo

Clement Lenglet është një tjetër emër që po konsiderohet dhe Barcelona janë të etur për ta shitur atë. Sidoqoftë, mbrojtësi francez nuk ka interesim që të transferohet në Arabinë Saudite, pasi qëllimi i tij është të vazhdojë në Evropë, me gjasë në një tjetër marrëveshje huazimi.

Dhe lojtari i fundit është teknikisht një lojtar i Barcelonës deri në fund të këtij muaji dhe ai është Joao Felix.

Bisedime pritet të mbahen me Atletico Madridin për ta zgjatur huazimin e portugezit edhe për një sezon tjetër, por në rast se kjo nuk ndodh, ka një mundësi që ai të transferohet në Superligën e Arabisë atje ku tashmë po luajnë bashkëkombasit e tij, Cristiano Ronaldo, Otavio dhe Ruben Neves./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori