LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi drastik në trup i ish-golashënuesit më të ri në La Liga i mahniti të gjithë, por ai është ende ‘mjeshtër’ i golit

Ndryshimi drastik në trup i ish-golashënuesit më të ri në La Liga i mahniti të gjithë, por ai është ende ‘mjeshtër’ i golit

Më 15 qershor 2003, Xisco Nadal, tani 37-vjeçar, bëri histori duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Ligës spanjolle kur shënoi një gol në moshën 16 vjeç e 153 ditë. Ai rekord u thye më vonë nga Iker Muniain, dhe sot Xisco është larg nga një futbollist i ri premtues.

Që nga ai moment i golit filloi karriera profesionale e Nadal, fillimisht i ndarë mes skuadrës së parë dhe të dytë të Villarrealit, përpara se të përfundonte në huazim në liga të ndryshme të dyta, duke i dhënë fund karrierës së tij në vitin 2018 si lojtar i skuadrës holandeze Roda.

Xisco është aktualisht përfaqësuesi zyrtar i skuadrës së parë të Villarrealit dhe tashmë është bërë hit në rrjetet sociale pasi u rishfaq në fushë, por këtë herë me peshë dukshëm më të madhe se në ditët e tij si futbollist.


Edhe pse është shumë më i rëndë për habinë e tifozëve, ish-sulmuesi i Villarrealit nuk harroi të luajë dhe shënoi një gol të mrekullueshëm në turneun e veteranëve kundër Cagliarit, kur kaloi me shpejtësi kundër lojtarit kundërshtar, kontrolloi mirë topin dhe në fund e dërgoi nën këmbët e portierit.

Në këtë turne marrin pjesë skuadra si Burnley, Inter, Borussia Dortmund dhe Bayern, dhe në mesin e shumë yjeve që luajnë janë Marco Materazzi, Lucas Barrios, Kun Aguero, Santana, Borja Valero, Giuseppe Rossi, Marcos Senna dhe Kevin Grosskreutz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit

La Liga
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois

Boks
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit

La Liga
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë

La Liga
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve

Premier League
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori