LAJMI I FUNDIT:

Xabi Alonso thyen heshtjen – flet për herë të parë për refuzimin e ofertës së Liverpoolit

Xabi Alonso thyen heshtjen – flet për herë të parë për refuzimin e ofertës së Liverpoolit

Xabi Alonso ka folur për ofertën që pati nga Liverpooli për herë të parë që prej se “Të Kuqtë” emëruan në stol Arne Slot.

Pasi spanjolli e bëri të ditur vendimin e tij për të qëndruar tek Bayer Leverkuseni në muajin mars, Liverpooli u detyrua që të shikojë alternativa të tjera.


Pas disa muajsh spekulimesh, u konfirmua se Slot do të bëhej trajneri i ri i ekipit, duke nisur punën tek klubi anglez që nga data 1 qershor.

Në një intervistë për CNN, Alonso foli në lidhje me raportimet e mëhershme se ai do të marrë “frenat” e Liverpoolit.

“Natyrisht, lidhja ime me Liverpoolin është ende aty. Kështu që jo, nuk pati ndonjë problem në atë drejtim”, ka thënë fillimisht Alonso.

Xabi Alonso ka në mendje klubin e ardhshëm pas vitit 2024
Lexo po ashtu Xabi Alonso ka në mendje klubin e ardhshëm pas vitit 2024

Kur u pyet nëse kishte pasur bisedime me Liverpoolin, Alonso dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Kjo temë mbetet prapa perdeve”, u shpreh tekniku spanjoll, duke lënë të dyshohet se ka pasur kontakte mes dy palëve.

Alonso e udhëhoqi Leverkusenin drejt një sezoni të mrekullueshëm të cilin e përfunduan si të pamposhtur në Bundesliga, duke u shpallur kështu në fund kampion.

“Aspirinat” gjithashtu fituan edhe Kupën e Gjermanisë, por u mposhtën nga Atalanta në finalen e Ligës së Evropës.

“Ky është futbolli. Të përballemi me humbjen është pjesë e punës tonë. Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit”.

“Unë jam shumë i sigurt se kam intuitën që ndeshja me Atalantën do të më bëjë një trajner më të mirë, më të mirë se sa nëse do të kishim fituar tripletën”, përfundoi Alonso./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Milan dhe Newcastle bisedojnë për tre lojtarë

Premier League
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Arda Guler kryeson para Ronaldos, Bellingham dhe Mbappe sa i përket ndjekësve të ri në Instagram në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori