Në 10 vjetorin e themelimit, Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës sot i ka bërë bashkë afaristët shqiptarë në Prishtinë.
Bizneset shqiptare nga diaspora janë duke mbajtur forumin dy ditorë për të ndarë eksperiencat e tyre si dhe për të krijuar një urë lidhëse për bashkëpunime.
Yll Blakaj nga Rrjeti Rrjeti i Bizneseve Shqiptare ka thënë se motivi, energjia pozitive, besueshmëria ndaj njëri-tjetrit dhe puna e përbashkët ekipore është çelësi i sukseseve të tyre.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_3-1-1.jpg)
“Është nder i veçantë dhe respekt t’i përshëndes sot në këtë 10-vjetor të aktiviteteve tona të përbashkëta. Motivi, energjia pozitive, besueshmëria ndaj njëri-tjetrit në rritje dhe puna e përbashkët ekipore në Rrjetin Global të Bizneseve janë çelësi i sukseseve tona të vazhdueshme. Kjo është e veçanta në organizimin tonë ekonomik”, ka thënë Blakaj.
Muhamet Sherifi, ndërmarrës shqiptar nga Turqia, tha se sot janë rreth 30 biznesmenë shqiptarë nga Turqia të cilët marrin pjesë në këtë forum.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_1-1-1.jpg)
“Këto vitet e fundit jemi bashkë më shumë me biznesmenët shqiptarë që jetojnë në Turqi, në qytete të ndryshme. Në këtë panair marrim pjesë afër 30 biznesmenë shqiptarë që jetojmë në Turqi. Ia kemi nis bashkëpunimit me qytetet e Kosovës dhe është shumë mirë duke shku”, ka thënë Sherifi.
Ndërsa, Safet Krasniqi, ndërmarrës shqiptar nga Austria, tha se janë pjesë e Rrjetit të Bizneseve qysh nga themelimi i tij.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_2-1-1.jpg)
“Aktiviteti ka filluar qysh në periudhën 2005-2007 dhe pas 2015 jemi aktivë në të gjitha aktivitetet në BE. Për ne si firmë është shumë me rëndësi me pas biznese vendore, por ne veprojmë kryesisht në Austri. Ne përdorim produkte të prodhuara të drurit ose elemente të metalit në Kosovë. Kësaj radhe besoj që do të bëjmë edhe kontrata për eksport në Austri”, ka thënë Krasniqi.
Edhe Safet Mehmeti, ndërmarrës shqiptar nga Franca, u shpreh për Telegrafin se ky takim është i një rëndësie të veçantë pasi është 10 vjetori i themelimit.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_4-1-1.jpg)
“Është një ndjenjë e mirë dhe një stres shumë i madh, sepse 10 vjetori nuk është një çështje e vogël, por e një rëndësie shumë të madhe… Para dy vjet e gjysmë ne e kemi bërë një investim kolosal 3 milionë e 200 mijë euro në produktet e bimëve aromatike në Shqipëri, pikërisht me Bazilikën. Kemi filluar në një vend ku nuk kemi pasur shumë suksese, shkaku i kohës. Tani e kemi bërë biznesin e dytë, ose krijimin e serave të dyta…”, ka thënë Mehmeti për Telegrafin.
Ndryshe, kjo ngjarje është organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, që do të vazhdojë edhe nesër (18 maj) në Prishtinë në Hotelin “Emerald”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/67ed254a-42ad-49fc-b06f-bf1b0a055fea-380x233.jpg)
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-e1722003558151-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/67ed254a-42ad-49fc-b06f-bf1b0a055fea-380x233.jpg)
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
![Central Park sjell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/0-9-380x233.jpg)
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
![Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Telegrafi-Jobs-380x233.jpg)
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
![Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/07/450185654_122117086976355747_2337256056316902255_n-380x233.jpg)
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë