Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Shkodran Pulajt, i cili po dyshohet për dhunimin e një të mituri.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtari për informim i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, Gjyqtarja e Procedurës paraprake, me datë 10.05.2024, ka marrë AKTVENDIM, dhe të pandehurit Sh.P., , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi nga neni 227 paragraf 4, nën paragraf 4.10, pika 4.10.1 lidhur me paragraf 6 dhe 1 të KP-së, ashtu që të pandehurit i është VAZHDUAAR MASA E PARABRUGIMIT e cila mund të zgjasë, deri më datë 12.07.2024”, thuhet në përgjigjen e Lekajt.
Aty thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe pas vlerësimit të shkresave të lëndës dhe provave materiale, ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shteti për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar.
Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën po dyshohet, i cili dyshim rrjedh nga provat materiale të siguruara deri në këtë fazë.
“Meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën dyshohen, po ashtu qëndrojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje penale janë në vazhdim e sipër, në rrjedhën e mëtejme do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, andaj ekziston rreziku se me lënien në liri të pandehurit i njëjti mund të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, andaj i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes”, thuhet më tej në përgjigje.
Tutje, thuhet se gjykata vjen në konkludim se veprimet e të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore, pasi që ishte i vetëdijshëm për moshën e të dëmtuarit, vepra penale si e tillë është e rëndë dhe pasojat që do të ketë tek i mituri janë të gjitha indikatorë dhe e arsyetojnë vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masat tjera alternative, për sigurimin e prezencës së pandehurve dhe mbarëvajtjes së procedurës penale në këtë fazë, mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret të njëjtat janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale. Andaj, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, peshën e veprës penale dhe karakteristikat personale të të pandehurit, sipas mendimit të gjykatës vazhdimi i masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej dy (2) muaj, tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet në përgjigje.
Sipas dosjes së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se Pulaj dyshohet ta ketë shfrytëzuar të miturin në dy drejtime. Fillimisht, ai dyshohet t’i ketë dhënë të miturit drogë të llojit kokainë për konsum ditor. Por, në këmbim të kokainës, Pulaj po dyshohet të ketë kërkuar favore seksuale nga i mituri.
Për dyshimin e parë mbi dhunimin, Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve më 21 dhjetor 2023.
Derisa Shkodran Pulaj që në Prizren mban një lokal, po hetohet për dhunim, ai tashmë ka të ngritur aktakuzë për shitblerjen e narkotikëve. Edhe në këtë proces është i përfshirë edhe i mituri.
Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren më 25 janar 2024, Pulaj akuzohet të ketë “vepruar në dëm dhe duke e shfrytëzuar viktimën e ndjeshme”. Gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur nga vera e vitit 2022 deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023.
Në seancën e hetimit të veçantë të mbajtur më 5 tetor 2023, pas arrestimit të Pulajt nga Njësia Anti-drogë e Policisë së Kosovës, i mituri ka dëshmuar duke pohuar konsumimin e drogës së dhuruar nga Pulaj.
Ndaj Pulajt po ashtu është ngritur aktakuzë edhe më 5 mars nga Prokuroria Themelore në Gjilan për dhënie ryshfeti pas hulumtimit të zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi” më 2 dhjetor 2023, se Pulaj po ndërmjetësonte tek prokurori i rastit Metush Biraj për dështimin e aktakuzës për 130 kg marihuanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje