Si shantazh ndaj Qeverisë së Kosovës e ka parë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, bojkotin e Listës Serbe në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, i cili është caktuar për 21 prill.
Berisha i ka kërkuar Qeverisë që të mos bie pre e këtij shantazhi të Listës Serbe.
“Kjo është një tendencë për të shantazhuar, shtrirjen e ligjshmërisë apo marrëveshjet që i ka arritur vetë kryeministri në Bratislavë. Dhe tani Qeveria nuk duhet të lejojë të shantazhohet nga Lista Srpska. Dihet që është një mekanizëm i Beogradit. Një mekanizëm që në vazhdimësi ka provu me pengu procesin”.
“Vetë fakti i moszbatimit të detyrimeve nga marrëveshje e Bratislavës. D.m.th. mbajtjen së referendumit, largimit për këtë procedurën formale edhe pse për mua ka qenë diskriminuese për votuesit e e këtyre kryetarëve aktual. Të cilët nuk janë thirrur fare të nënshkruajnë atje listën për një referendum… Po bëhet një precedent i rrezikshëm për vendin. Këtu tendenca ishte për të shtensionuar situatën”, ka thënë Berisha për RTV Dukagjinin.
“Këto kushte Kosova i plotësi por po shihet që nuk janë maturuar mirë. Nuk mund me pranu ti njëanshëm gjithmonë. Këta kanë pranuar detyrime më shumë se iu kanë thënë… Pra këtë formulë e kanë vu në veprim pa e konsoltu me partnerët ndërkombëtar dhe pa iu garantu ata se pala serbe e zbaton njëjte”, tha ai.
Berisha ka theksuar se katër kryetarët shqiptarë në veri të vendit duhet ta vazhdojnë deri në fund mandatin
“Nëse Lista Serbe mundohet të abuzojë në këtë formë, atëherë këta kryetarë nuk mund të largohen. Mandati i tyre është i vendos në mënyrë shumë legale dhe legjitime dhe e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët”, ka theksuar Berisha. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje