LAJMI I FUNDIT:

Ghetto Geasy dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re “Thuj”

Ghetto Geasy dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re “Thuj”
Foto: Screenshot/YouTube

Ashtu siç paralajmëruan, Ghetto Geasy dhe Ledri Vula, janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e estradës shqiptare u rikthyen me bashkëpunim pas 12 vitesh.


Teksti dhe melodia është bërë nga vetë reperët me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.

Foto: Screenshot/YouTube

Për miksimin dhe masterizimin po ashtu u përkujdesën të njëjtit, ndonëse videoja iu besua Entermedias.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata vijnë me një paraqitje e interpretim të mahnitshëm, duke i qëndruar besnikë stilit të tyre muzikor që nga fillimi i karrierës.

Foto: Screenshot/YouTube

Edhe pse kanë qenë të shkëputur nga njëri-tjetri, ata kanë arritur sërish të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube dhe nuk ka diskutim se do të jetë një hit i kësaj kohe. /Telegrafi/