LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Gironës mund të jetë ‘çelësi’ për transferimin e Davies tek Real Madridi

Ylli i Gironës mund të jetë ‘çelësi’ për transferimin e Davies tek Real Madridi

Bayern Munichu dhe Real Madridi mund të hapin bisedimet për transferimin e Alphonso Davies gjatë javëve në vazhdim.

Gjiganti i Bundesligës është duke punuar për t’i propozuar një kontratë të re reprezentuesit kanadez, por asnjë progres nuk është bërë në këtë drejtim.


Kontrata aktuale e Davies në ‘Allianz Arena’ skadon në 2025, dhe Bayerni ka shprehur dëshirën që ta zgjidh situatën e tij, para se të futet në 12 muajt e fundit të kontratës në verë.

Sipas përditësimit të fundit nga Sky Germany, Bayerni i ka dhënë Daviesit një ofertë finale prej 14 milionë eurosh për sezon deri në 2029, teksa mbrojtësi po synon 20 milionë euro.

Shpjegohet se a do të ndikojë transferimi i Mbappes në marrëveshjen me Davies dhe ardhjen e Endrick
Lexo po ashtu Shpjegohet se a do të ndikojë transferimi i Mbappes në marrëveshjen me Davies dhe ardhjen e Endrick

Real Madridi janë duke e përcjellur situatën, por nuk janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro siç kërkojnë bavarezët.

Një raportim nga Diario AS shton se një kompromis mund të arrihet, kjo duke përfshirë ish-mbrojtësin e Real Madridit, Miguel Gutierrez, i cili momentalisht po luan në huazim tek Girona.

‘Los Blancos’ e ka opsionin për ta blerë atë për tetë milionë euro në verë, dhe mund ta ofrojë kartonin e tij tek Bayerni si pasues ideal i Daviesit, për të reduktuar çmimin e transferimit në 30 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Festimi i veçantë i Rudiger: 70 metra sprint në stilin e tij!

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori