LAJMI I FUNDIT:

​KQZ së shpejti miraton fletëvotimin dhe pyetjen që do t’iu parashtrohet votuesve në veri

​KQZ së shpejti miraton fletëvotimin dhe pyetjen që do t’iu parashtrohet votuesve në veri

Për herë të parë në historinë e proceseve zgjedhore në Republikën e Kosovës, qytetarët me të drejtë vote të katër komunave të pjesës veriore të vendit, nuk do të shkojnë në vendvotime për të zgjedhur kryetarin e komunës, por për të vendosur nëse duan ta shkarkojnë apo jo.

Procesi i votimit që pritet të mbahet më 21 prill në katër komunat, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, dallon shumë nga proceset që jemi mësuar t’i shohim duke u organizuar.

Kësaj radhe, as KQZ nuk do të miratojë fletëvotime me një listë të kanidatëve që garojnë për kryetarin e komunës, por një fletëvotim me pyetje të cilës do të duhet t’i japin përgjigje votuesit e këtyre katër komunave.


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ në një nga mbledhjet e ardhshme do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe se cila do të jetë pyetja konkrete që do të parashtrohet në fletëvotim, do të vendoset nga KQZ-ja.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me përgatitjet, organizimin e procesit të votimit që do të mbahet më 21 prill, në këto katër komuna. Sipas planifikimeve, së shpejti KQZ, do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit për apo kundër, largimit të kryetarëve të komunave nga funksioni i tyre. Se cila do të jetë pyetja konkrete që do të parashtrohet në fletëvotim, do të vendoset nga KQZ-ja”, ka thënë Elezi.

I pyetur nga KosovaPress, se cili është dallimi i këtij procesi të votimit nga proceset tjera zgjedhore që jemi mësuar t’i shohim në vend, Elezi ka thënë se qytetarët nuk do të zgjedhin kandidatët për kryetarë, por do të vendosin për ata ekzistues.

“Po ky është një proces që organizohet për herë të parë në Republikën e Kosovës. Pra, ku qytetarët me të drejtë vote do të deklarohen me votën e tyre nëse janë Për apo Kundër largimit të një kryetari të komunës nga funksioni i tyre. Meqenëse është një proces që organizohet për herë të parë, ka dallime nga proceset zgjedhore të organizuara në të kaluarën. Siç dihet, nuk ka pasur periudhë për certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve politike, siç ndodhë rëndom në një proces zgjedhor. Rrjedhimisht, qytetarët nuk do të zgjedhin kandidatët për kryetar, por do të vendosin për ata ekzistues”, tha Elezi.

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori