Në serinë e gjashtë të “Përballje Podcast” është diskutuar për sigurinë kibernetike dhe rreziqet nga dezinformimi.
A është dezinformimi kërcënimi tjetër i madh? A të jemi të përgatitur për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe si ndodhin ato? Ku qëndron Kosova në luftën kundër krimit kibernetik? A ka investuar vendi ynë në sigurinë kibernetike e sa jemi të rrezikuar? Si qëndrojnë mediat në aspektin e sigurisë kibernetike?
Për këto tema kanë folur: Rina Basholli – Eksperte në fushën e sigurisë kibernetike e Hekuran Doli – Ekspert i sigurisë kibernetike.
Rina Basholli, tha se siguria kibernetike ose siç njihet ‘Cyber Space’, është diçka shumë e prekshme për secilin individ.
“Po jetojmë në një kohë kur të gjitha pajisjet ndërlidhen mes vete për të transmetuar informata ose transaksione të ndryshme. Nëse ne çdo ditë i përdorim këto pajisje, pra telefonin, laptopin dhe çdo pajisje që kyçet në këtë Cyber Space, atëherë pa dashje jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe secili prej nesh duhet të jetë i vetëdijshëm kur ndërmerr një hap të tillë. Në momentin që e kap telefonin me u lidh me ndonjë lajm, ti duhet të jesh i vetëdijshëm që je i ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike”, u shpreh Basholli.
Ajo më tej foli edhe për dezinformimin si kërcënim real që i kanoset secilit në ditët e sotme. Ekspertja e sigurisë kibernetike tha se nëse çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj portaleve dhe ndaj mediave sociale, atëherë jemi pavetëdijshëm të ekspozuar ndaj lajmeve të rreme.
“Kështu që, kur të vjen diçka e servuar në pjatë në një farë forme ose në telefonin tëndin, atëherë jo gjithmonë është kredibile edhe i mbetet te individi që e ka marrë informatën, me vlerësu në qoftë se informata në fjalë është kredibile ose jo”.
Ndërsa eksperti tjetër i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, i ftuar në “Përballje Podcast” foli për rëndësinë e kujdesit ndaj sigurisë kibernetike, për të cilin tha se është po aq i rëndësishëm sa kujdesi personal.
Mirëpo sipas tij, në internet dhe në sferën teknologjike kibernetike, sulmet janë shumë më dinake sesa që mund të jenë në rrafshin fizik, individual e personal.
“Sot nuk mundesh me e imagjinu jetën pa internet. Dhe si rezultat, nuk mundesh me e imagjinu personalitetin tonë të pandikuar nga interneti dhe teknologjia në përgjithësi. Prandaj, kujdesi ndaj sigurisë kibernetike është po aq i rëndësishëm sa kujdesi ndaj sigurisë personale. Mirëpo për dallim, në internet dhe në sferën teknologjike kibernetike, sulmet janë shumë më dinake sesa që mund të jenë në rrafshin fizik, individual, personal jashtë sferës teknologjike”, tha Doli në serinë e radhës të “Përballje Podcast” me autor Muhamet Hajrullahu.
Ai tutje u shpreh se pasojat e sulmeve kibernetike të çfarëdo lloji vërehen shumë më vonë, e njëjtë sipas tij ndodh edhe më dezinformimin.
Në këtë seri të “Përballje Podcast”, që po realizohet një herë në muaj po diskutohen tema si dezinformimi, keqinformimi, edukimi medial dhe qëndrueshmëria e mediave.
“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron