Rizavnolli: ZRrE të jep sqarime mbi implementimin e vendimit për kompensimin e energjisë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur mbi vendimin e Kushtetueses e cila obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që t’i kompensojë qytetarët e faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat në veri të Kosovës gjatë periudhës 202-2017.
Ajo ka thënë se aktgjykimi i Kushtetueses nuk paraqet ndonjë kërkesë ndaj qeverisë, ndërsa shtoi se presin që ZRrE si institucion përgjegjës të marrë vendimin në bazë të këtij gjykimi, por edhe të jep sqarime për mënyrën se si do të zbatohet kjo në praktikë.
Ajo ka theksuar se e rëndësishme është se tashmë ky problem është zgjedhur.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet ndonjë kërkesë ndaj qeverisë, megjithatë presim që ZRrE si institucion përgjegjës të marrë vendimin në bazë të këtij gjykimi, por edhe të japë sqarime për mënyrën se si do të zbatohet kjo në praktikë, duke qenë se aktualisht ka shumë pikëpyetje në këtë aspekt.
Përderisa ne si qeveri jemi duke analizuar implikimet potenciale që zbatimi i vendimit do të mund të ketë. Mos pagesa e energjisë elektrike nga konsumatorët në komunat veriore, dhe rrjedhimit nevoja për të mbuluar këtë hendek për hir të ruajtjes së sovranitetit padyshim që ka qenë shumë e padrejtë dhe barrë e rëndë financiarisht për gjithë ne të tjerët, qytetarët e Kosovës që e kemi paguar energjinë elektrike dhe tatimet.
Më e rëndësishmja në temën e pagesës për komunat veriore është se tashmë ky problem është zgjedhur, një problem që për 23 vite na ka kushtuar 348.5 milionë euro, dhe në vitet e fundit edhe na ka rrezikuar kyçjen dhe anëtarësimin në asociacionin e operatorëve të transmisionit të Evropës, tani më është zgjidhur…Për furnizimin atje, për nominim të kërkesën blerje, përgjegjësinë e ka marrë kompania Elektrosever, që d.m.th borxhet kanë një adresë që d.n.th janë ndalur devijimet nga sistemi elektroenergjetik evropian, që në një mënyrë janë vjedhje e energjisë nga sistemi evropian ”, tha Rizvanolli.
Mes tjerash, Rizvanolli ka thënë se në mbledhjen e qeverisë miratuan themelimin e ndërmarrjes së re publike qendrore, e cila do të quhet Korporata e ruajtjes së energjisë (KRE), për çfarë tha se shërbimet që do të ofrohen janë të shumëfishta.
“Miratuam themelimin e ndërmarrjes së re publike qendrore e cila do të quhet Korporata e ruajtjes së energjisë (KRE). Kjo ndërmarrje do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë kapacitete prej 125 megavateve të sistemit të ruajtjes së energjisë me bateri të cilat po i ndërtojmë përmes programit kompakt mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve të përfaqësuar nga Korporata e sfidave të mijëvjeçarit MCC në vlerë prej 236 milionë dollarësh në total. KRE do të funksionojë si shoqëri aksionare me aksionar të vetëm në Republikën e Kosovës dhe përgjatë pesë vjetëve të fazës së zhvillimit dhe të ndërtimit të baterive do të financohet nga programi kompakt.
Shpejt do të fillojë rekrutimi i bordit drejtues të ndërmarrjes. Qe nga fillimi i operimit të baterive që pritet të jetë nga viti 2028, ndërmarrja do të jetë financiarisht e vetëqëndrueshme dhe pritet të ketë fitim vjetor prej rreth 10 milionë euro. Shërbimet që do të ofrohen janë të shumëfishta…
Shërbimet të cilat do t’i ofrojë ndërmarrja e re janë të nevojshme për një sistem të energjisë të balancuar mirë e që ofron shërbim të pandërprerë të energjisë elektrike për qytetarët e bizneset e vendit dhe këto gjithashtu janë të rëndësishme për të plotësuar edhe kushtet që i kemi nga Asocacioni i operatorëve të transmisionit të Evropës, mirëpo edhe për të integruar burime të ripërtritshme të energjisë”, tha Rizvanolli. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë