Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni e cila jeton dhe vepron në SHBA ka thënë se jo më larg se gjatë dekadës së ardhshme njerëzit do të shkelin për herë të parë në planetin Mars.
Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Telegrafin, derisa theksoi se nuk dyshonte aspak që ekziston mundësia reale për të shkelur në Mars.
“Shpejtësia me të cilën teknologjia po zhvillohet, jam e bindur që hapin e parë në Mars do ta shohim jo më larg se gjatë dekadës së ardhshme”, u përgjigj astronomia e pyetur se kur do të zbarkojnë njerëzit në Mars apo në orbitën e këtij planeti.
Ndonëse, njerëzimi kishte shkelur dekada më parë në Hënë, planeti Mars ka mbetur një ëndërr e parealizuar në mesin e shkencëtarëve, për shkak të atmosferës që përmban planeti duke e bërë kështu të pamundur zbarkimin e njerëzve atje.
Agjencia hapësinore amerikane NASA, ka dërguar përgjatë viteve një sërë sondash për të bërë studimet nga distanca si dhe për të gjetur një gjurmë të vetme, nëse ka pasur ndonjëherë jetë atje; deri më tani pa sukses.
Por, titani i teknologjisë, Elon Musk, njëherësh shefi i kompanisë me mision hapësinor SpaceX, synon me ngulm që të arrihet një ditë zbarkimi i parë i njerëzve në Mars.
Në vitin 2025, NASA me misionin e saj Artemis II synon që të çojë përsëri astronautët në Hënë për të zbarkuar në orbitën e satelitit tonë për herë të parë pas kaq shume dekadash.
Ndërkaq, në vitin 2026, në kuadër të misionit Artemis III, agjencia hapësinore amerikane pritet që të zbarkojë astronautët në sipërfaqen e Hënës pas gati më shumë se 50 vjetësh.
Lexoni intervistën e plotë, këtu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251