LAJMI I FUNDIT:

Mes kritikave, Komisioni për Media miraton Projektligjin e ri për KPM-në

Mes kritikave, Komisioni për Media miraton Projektligjin e ri për KPM-në

Mes shumë kritikave, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal i ka dhënë përkrahje projektligjit të ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KMP).

Pro këtij vendimi kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje; Valon Ramadani, Nijazi Isaku, Fitim Haziri dhe Besim Muzaqi si dhe Fidan Jilta nga Partia Demokratike Turke e Kosovës.


Projektligji i ri për KPM-në, Blakaj: Kemi mbajtur takime me ekspertë të BE-së, askush nga organizatat e mediave nuk ka ardhur
Lexo po ashtu Projektligji i ri për KPM-në, Blakaj: Kemi mbajtur takime me ekspertë të BE-së, askush nga organizatat e mediave nuk ka ardhur

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri është larguar nga salla e komisionit, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani nuk ka marrë pjesë në votim edhe pse ishte i pranishëm.

Këshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK), Asociacioni i Gazetarëve (AGK) dhe organizatat evropiane të specializuara në fushën e mediave kanë kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga ky projektligj, në të cilin parashihet që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e tij. Përfaqësues të këtyre organizatave kanë vlerësuar nëpërmjet një konference shtypi, se kjo paraqet tentim të Qeverisë për t’i futur mediat nën kontroll shtetëror. /Telegrafi/