E përditshmja spanjolle, “El Periodico Espana”, me bazë në Madrid, që është edicioni spanjoll i medias me bazë në Katalonjë, “El Periodico (de Catalunya)”, i ka kushtuar një artikull Kosovës dhe liberalizimit të vizave.
“Pak nga pak, Kosova po fiton më shumë njohje përbrenda Bashkimit Evropian. Më e fundit, me fillimin e vitit të ri, ka qenë hyrja në fuqi e marrëveshjes së prillit të kaluar me Parlamentin Evropian që iu mundëson qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë pa viza në Schengen, zona e lëvizjes së lirë që përfshin 23 shtete anëtare të BE-së bashkë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën…”.
Për këtë të arritur, shkruan mediumi spanjoll, Prishtina ka punuar që kur shpalli pavarësinë më 2008 (me të cilën ajo u nda përfundimisht nga Serbia), rreth 16 vjet më parë.
“Kjo i jep fund anomalisë kosovare, e cila vitin e kaluar paraqiti kandidaturën për anëtarësim në BE, por që është po ashtu u vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka gëzuar lirinë e lëvizjes në Schengen në raport me vendet e rajonit. Në këto rrethana, kryeministri kosovar Albin Kurti shkoi në aeroportin e Prishtinës të hënën për të përshëndetur grupin e parë të pasagjerëve që po shkonin për në Vjenë”, shkruan “El Periodico Espana”.
Spanja nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, e as pasaportat
Spanja nuk ka kundërshtuar masën e heqjes së vizave, por ka mbajtur një raport konfuz se si do ta trajtojë vendimin e marrë.
Prillin e kaluar, zëdhënës për Drejtësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand, zbuloi se Spanja ishte i vetmi vend që kundërshton njohjen e “dokumenteve të udhëtimit të Kosovës”.
“Qytetarët e Kosovës do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm me vizat e tyre në të gjitha përpos një vendi të Schengenit”, tha ai. “Spanja sërish është e tmerrshme në këtë rast”, ishte komenti i gazetares Una Hajdari në X, ish-Twitter, një nga komentet e shumta të cilët kohëve të fundit kanë kritikuar sjelljen e Spanjës në media sociale.
Kjo e arritur u kremtua nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, spanjolli Josep Borrell. “Një vendim historik i BE-së po hyn në fuqi. Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në zonën pa viza të BE-së nga sot. Kjo i sjell benefite të rëndësishme si Kosovës, ashtu edhe BE-së”, shkroi Borrelli në profilin e tij personal në X.
Edhe më i gëzuar ishte eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, nga partia Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, i cili urimin e këtij veprimi e shoqëroi me tekstin “Kosova është Evropë”.
“Më në fund! Pas vitesh vonesa krejtësisht të panevojshme, heqja e vizave për udhëtim në BE hyn në fuqi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Hapi tjetër: procesimi i aplikacionit për statusin e kandidatit”, tha Reuten.
“El Periodico Espana” thekson në fund se vendimi vjen pak kohë pasi Serbi në mënyrë të papritur vendosi që të lejojë veturat me targa të Kosovës të hyjnë në vend, duke i dhënë fund një krize që ishte intensifikuar gjatë dy viteve të fundit teksa presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përballet me një valë të re protestash qytetare kundër tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron