Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka folur për “tensionet” mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se Presidentja nuk e ka “më të veçantë” kryeministrin Kurti sesa Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun.
“Mes tyre (Kurtit dhe Osmanit) bashkëpunimi nuk është fare në baza parimore, është interes i pastër i ndërsjellë. Këto dy figura politike nuk i bashkojnë vlerat, i bashkon pushteti. Në atë moment që pushteti vjen në diskutim këta edhe prishen. Kur vjen puna këtu besoj që Vjosa Osmani është e tillë që në një situatë të caktuar politike, ashtu siç i ka lënë të tjerët, ish-bashkëpunëtorët tjerë, Isa Mustafën dhe Fatmir Sejdiun, nuk besoj hiç që e ka më të veçantë edhe Kurtin, asnjë pikë”, ka thënë Hyseni.
Hyseni ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani “është efekt i kësaj hegjemonie”.
“Çështja është se Vjosa Osmani është efekt i kësaj hegjemonie dhe ajo në çdo situatë llogarit për efektin elektoral të cilido veprim”, ka thënë tutje ai.
“Besoj që për këtë punë fillimisht duhet të ketë një diskutim të shtruar mirë ku fjalën kryesore duhet të kenë ata që merren në përditshmëri me çështjen e luftimit të pabarazisë në baza gjinore. Duhet të diskutohet me organizatat e grave, duhet të shihet dhe të analizohet se cilat kanë qenë efektet e kuotës aktuale deri më sot”, ka shtuar Hyseni.
“Tensionin” mes kryeministrit dhe Presidentes e ka sqaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se Kurti po i fliste Osmanit për avokatin e Popullit, Naim Qelajn dhe për diskutimin e tij.
“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin ‘Drejtësi dhe Punësim’, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese. Kur pas kryeministrit e mori fjalën avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023.
Në atë xhirim shihet kryeministri Kurti duke i folur presidentes Osmani për avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, ka shkruar Kryeziu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë