Ushqimet që do t’ju ndihmojnë t’i reduktoni efektet e dëmshme të ajrit të ndotur
Rekomandohet t’i përfshini disa ushqime në dietën tuaj për t’i reduktuar efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit në shëndetin tuaj, duke qenë se edhe personat pa probleme me frymëmarrjen janë të rrezikuar.
Sipas nutricionistit Dr. Rupali Datta, mushkëritë janë mekanizmi i parë i prekur nga smogu dhe vitamina më e fuqishme për të luftuar sëmundjet shëndetësore të mushkërive është vitamina C – transmeton NDTV. Ushqimet si spinaqi, avokado, domatet dhe perimet me gjethe jeshile janë burimet më efikase të vitaminës C.
Gjithashtu, në luftën kundër efekteve të dëmshme të ajrit të ndotur në trup, do t’ju ndihmojnë ushqimet e mëposhtme:
Shafrani i Indisë
Shafrani i Indisë është i njohur për vetitë anti-inflamatore dhe merita i takon kurkuminës, një përbërës që gjendet në të. Ndihmon në mbrojtjen e mushkërive nga efektet toksike të ndotësve. Konsumoni një përzierje të shafranit të Indisë dhe ‘ghee’ për të lehtësuar kollën dhe acarimin e mushkërive të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
Fara liri
Farat e lirit janë të pasura me acide omega-3 yndyrore dhe fitoestrogjene. Acidet omega-3 yndyrore mbrojnë sistemin kardiovaskular dhe ndihmojnë në reduktimin e efekteve të smogut, ndërsa fitoestrogjenet kanë veti antioksiduese që ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës dhe reaksioneve tjera alergjike në mushkëri. Ushqime tjera me një sasi më të lartë të acideve omega-3 yndyrore janë: arrat, vezët, peshku dhe soja.
Spinaqi
Spinaqi përmban beta karoten, zeaksantinë, luteinë dhe klorofil – të cilat janë përgjegjëse për rritjen e sistemit tuaj imunitar.
Ngjyra e gjelbër e spinaqit është për shkak të klorofilit, i cili është një antioksidant i fortë me veti anti-mutagjenike. Është zbuluar se ka veti të forta kundër kancerit, veçanërisht për mushkëritë. Jo vetëm kaq, spinaqi është i pasur me magnez, i cili siguron imunitetin shumë të nevojshëm për të luftuar kundër smogut. Këta përbërës lehtësojnë mushkëritë dhe largojnë tendosjen e shkaktuar nga smogu. Përveç kësaj ndihmojnë në artikulimin e ajrit në mushkëri.
Brokoli
Shumë ekspertë shëndetësorë dhe nutricionistë këshillojnë të shtoni brokoli në dietën tuaj të përditshme për të luftuar efektet e dëmshme të ndotësve.
Sipas një studimi të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik të Bloomberg në Universitetin Johns Hopkins, njerëzit që konsumonin brokoli largonin toksinat që lidhen me ndotjen e ajrit. Kjo është për shkak se brokoli përbëhet nga sulforafani, një përbërës kundër kancerit. Ndihmon eliminimin e niveleve më të larta të një kancerogjeni të njohur, si benzeni, përmes zorrëve tona.
Për më tepër, sasitë e pasura të vitaminës C që gjenden në brokoli gjithashtu ndihmojnë në forcimin e imunitetit tonë.
Domatet
Domatet janë të pasura me beta-karoten, vitaminë C dhe likopen – antioksidantë që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes, duke reduktuar më tej shanset për të shkaktuar astmë dhe probleme të tjera të frymëmarrjes.
Likopeni besohet të jetë një përbërës përgjegjës për ruajtjen e shëndetit, përveç kësaj, ai mban në ekuilibër nivelin e radikaleve të lira, duke mbrojtur trupin nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe gjendje tjera shëndetësore. Beta-karoteni në domate dihet se ngadalëson plakjen e mushkërive. Sipas një studimi të botuar në European Respiratory Journal, të rriturit që hanin më shumë se dy domate në ditë kishin një shkallë më të ngadaltë të rënies natyrale të funksionit të mushkërive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj