Nga: Roger Waters (këngë nga albumi Amused to Death, 1992)
Përktheu: Agron Shala
***
LOGJIKA E PËRSOSUR 1
[HAL-i]: Ndalo Dejv. A do të ndalosh, Dejv? Ndalo Dejv. Kam frikë. Kam frikë. Dejv, po çmendem. Mund ta ndjej. Mund ta ndjej. Po çmendem. Nuk ka dyshime për këtë. Mund ta ndjej. Mund ta ndjej. Mund ta ndjej. Kam frikë.*
Majmuni u ul në një pirg guri
Dhe në dorë e shikoi një kockë të thyer
Tingujt e kuartetit vjenez jehonin mbi tokë
Majmuni shikoi lart kah yjet
Dhe vetmevete mendoi:
Kujtesa është e panjohur
Historia është për budallenjtë
Dhe duart i pastroi në pellgun me shkrime të shenjta
Kopshtit ia ktheu shpinën dhe mësyu për në qytetin më të afërt
Mbahu, mbahu ushtar
Kur gjithçka përmbledh
Lotët bashkë me palcën
Ka një copë të artë
Dhe një grimcë krenarie në çdo gur varri
Dhe gjermanët i vrasin hebrenjtë
Dhe hebrenjtë i vrasin arabët
Dhe arabët i vrasin pengjet
Dhe ky është lajmi
Dhe, a është çudi pse majmuni është i hutuar
Ai tha nënë, nënë, presidenti është budalla
Pse duhet të vazhdoj t’i lexoj këto manuale teknike
Dhe krerët e Shtabit të Përbashkët
Dhe agjentët në Uoll-Strit thanë
Mos na bëjë me të qeshura, fëmijë i zgjuar je
Koha është lineare
Kujtesa është e panjohur
Historia është për budallenjtë
Njeriu është mjet në duart
E Zotit të madh të plotfuqishëm
Dhe ata ia dhanë komandën e një nëndetëseje bërthamore
E kthyen prapa në kërkim të Kopshtit të Edenit
***
LOGJIKA E PËRSOSUR 2
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Nëse përkthehet në dollarë dhe centë
Funta, shilinga dhe peni
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Shpirtziu i vogël niset në sulm me fokus të përsosur
Mbahu ushtar
Burim i lajmeve kryesore të orës nëntë
Mbahu, mbahu ushtar
E dashur, a e ka fëmija sot ngrohtë në shtrat
[Marv Albert:] Përshëndetje të gjithëve, jam Marv Albert. Dhe, mirë se vini në transmetimin tonë. Po lidhemi drejtpërdrejt me Stadiumin Memorial. Dita është e bukur. Dhe sot presim për një duel sensacional. Por, së pari himni ynë global.**
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Nëse përkthehet në dollarë dhe centë
Funta, shilinga dhe peni
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
[Marvi:] Dhe ja ku janë lojtarët. Derisa po flas me ju, kapiteni e ka caktuar shënjestrën te platforma e shpimit të naftës. E ul periskopin. Më duket se do të sulmojë. Meqë ra fjala, a e di ti se kapiteni i nëndetëses fiton dyqind mijë dollarë në vit.
[Eduardi:] Pa taksa Marv.
[Marvi:] Po, pa taksa. Faleminderit Eduard.
[Eduardi:] Je i mirëseardhur.
[Marvi:] Dhe tash kthehemi te loja … e shkrepi një raketë … po … shkoi e dyta; të dy peshqit po shkojnë drejt objektivit. Platforma hidhet në mbrojtje. A do t’ia dalin? Nuk e besoj. Shiko. Shikoje atë send se si digjet!
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
Nëse përkthehet në dollarë dhe centë
Funta, shilinga dhe peni
A nuk e sheh
Gjithçka është e logjikshme
/Telegrafi/
_____________
* Marv Albert – një nga komentatorët më të njohur të basketbollit – në këtë këngë luftën e trajton si duel sportiv.
** Zëri i kompjuterit HAL nga filmi 2001: Odiseja hapësinore, me regji të Stanley Kubrickut (1968). Edhe majmuni “në pirg guri” (si dhe “kuarteti vjenez”) – qenia njerëzore – është referencë nga ky film.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje