LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria shkon në pushim mes pjesëve me epërsi minimale

Shqipëria shkon në pushim mes pjesëve me epërsi minimale

Kombëtarja e Shqipërisë e ka përmbyllur me epërsi minimale 1-0 pjesën e parë ndaj Moldavisë, ndeshje kjo e vlefshme për grupin E në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Shqipëria gjatë tërë kohës ishte më e mirë se kundërshtari duke pasur posedimin dhe rastet në anën e saj.

Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë pa raste të mira shënimi, teksa të dy ekipet po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.


Vendasit mundësinë më të mirë për gol e patën në minutën e 16-të, por goditja e Nicolaescut u ndal me sukses nga Etrit Berisha.

Mbyllet pjesa e parë, Moldavi 0-1 Shqipëri: Kuqezinjtë drejt Euro 2024
Lexo po ashtu Mbyllet pjesa e parë, Moldavi 0-1 Shqipëri: Kuqezinjtë drejt Euro 2024

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Sokol Cikalleshin që realizoi për 1-0 pasi u tregua i saktë nga penalltia të cilën e fitoi Taulant Seferi.

Pas golit të pësuar vendasit shtuan rastet për gol por pa arritur të gjejnë rrugën e portës.

Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, në minutën e 40-të, Nedim Bajrami bëri një goditje të fuqishme e cila u ndal me shumë mund nga portieri vendas.

Në rast se Shqipëria arrin të mbajë këtë epërsi ose eventualisht merr një pikë, do të sigurojë biletën e kualifikimit për kampionatin evropian që do të mbahet në Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori