LAJMI I FUNDIT:

Lekaj llogarit pagat e deputetëve të VV-së, pas dështimit të konstituimit të komisionit për rezervat shtetërore

Lekaj llogarit pagat e deputetëve të VV-së, pas dështimit të konstituimit të komisionit për rezervat shtetërore

Për të gjashtën herë ka dështuar që të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezerva shtetërore.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në ulëset e anëtarëve të VV-së, vendosi disa letra ku shkruhej se nga sa para marrin nga Kuvendi, transmeton Telegrafi.

“Unë kam vendosur sot në mënyrë simbolike të gjithë deputetëve që nuk janë prezent me i tregu sa para marrin dhe sa kanë marrë deri tani, dhe i bojkotojnë”, tha Lekaj.


​Dështon sërish konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore
Lexo po ashtu ​Dështon sërish konstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Ndryshe, për herë të gjashtë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, kjo për shkak mungesës së partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/