LAJMI I FUNDIT:

 Një këmbësor dhe dy automjete përfshihen në një aksident në Prishtinë, një i lënduar

 Një këmbësor dhe dy automjete përfshihen në një aksident në Prishtinë, një i lënduar

Pasditen e së martës në rrugën Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident ku ka pasur edhe të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin në aksident janë përfshirë një këmbësorë dhe dy automjete.

“Rreth orës 17:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe dy automjete”, ka deklaruar Ahmeti.


Ajo shton se një person është lënduar nga ky aksident.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ambulanca derisa me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/