Mbi 200 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga ushqimet që kanë konsumuar në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë. Rastet e para të helmimit u paraqitën më 13 tetor, ndërsa numri i qytetarëve që kërkuan ndihmë mjekësore u rrit gjatë fundjavës.
Pas paraqitjeve të rasteve të para, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kreu inspektimet ku edhe mbylli përkohësisht lokalin.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi në një deklaratë për Telegrafin ka thënë kanë ndërmarrë disa masa lidhur me rastin.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet për rastin e dyshimit në helmim në komunën e Malishevës. Në momentin e parë qe është raportuar se qytetarët janë duke kërkuar shërbime mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Ekipi inspektues i udhëhequr nga koordinatori i zyrës regjionale të AUV-së në Prizren. Për dy ditë rresht ka qëndruar në Malishevë për mbledhje të të gjitha informatave dhe fakteve për identifikim të shkaqeve që kanë quar deri të helmimi i qytetarëve. Përveç mbylljes së menjëhershme të lokalit ndalim të zhvillimit të veprimtarisë. Në koordinim me mekanizmat tjerë shtetërorë janë ndërmarre veprimet për hulumtuese-gjurmuese të detajuara”, pohoi ai.
Thaçi tha se kanë mbledhur të dhënat përmes intervistave të zhvilluara me pronarin e lokalit dhe punonjësit mbi procesin e punës.
“Furnizimet me lëndë të parë prodhimet dhe gatimet e produkteve. Mbi të gjithë përbërësit e përdorur në produkte finale. Origjinën apo subjektet nga është furnizuar me produkte si landë e parë. Janë marrë 5 mostra te ushqimit: a) Sos me trangull, b) Sos i kuqe, c) Mish pule – dyner, d) Qofte te freskëta e) Pleskavica te freskëta. Janë marrë edhe 3 (tre) mostra të ujit dhe 26 strisho. Të gjitha këto materiale-mostra janë të mjaftueshme për testim laboratorik”, shtoi Thaçi.
Tutje, ai tha se inspektimi në lokalin “Dyner Apetit” është bërë në prezencë dhe bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë dhe është konstatuar:
a) Kushte higjienike sanitare të përgjithshëm ishin në nivel jo të kënaqshëm
b) Janë te punësuar 3 punëtor nga të cilët 2(dy) nuk posedojnë librezë sanitare si kusht shëndetësorë që i jep të drejtë te punojë me ushqime
c) Nuk ka ofruar dëshmi për kryerje të DDD, të paraparë me ligjet ne fuqi
Thaçi theksoi më tutje se janë mbledhur edhe dëshmi të tjera me urdhër të prokurorit.
Ai tha se AUV ka vepruar në kohë dhe ka qëndruar në vendngjarje gjatë gjithë kohës.
“Përveç kompletimit të mbledhjes se gjitha dëshmive (fakteve rreth anamnezës se rastit) dhe marrjes se mostrave. Ka asistuar edhe mekanizmat tjerë sipas nevojave të tyre. Të shtunën është dhënë urdhri nga Ministri, Peci dhe Drejtori Ekzekutiv Hoxha për shtim të frekuencës se kontrolleve mbi lokalet e gastronomisë kategoria e Fast Food (ushqime të shpejta). Numri i inspektorëve është i kufizuar. Me këta qe janë ne dispozicion do të punojmë me orare të zgjatura qe të inspektojmë numër sa me të madh të lokaleve”, theksoi ai.
Po ashtu, ai njoftoi se janë në pritje të rezultateve laboratorike për rastin në Malishevë.
Ndryshe, lidhur me rastin policia ka arrestuar pronarin e lokalit, i cili është dërguar në masën e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: Të rinjtë duhet të dinë të përdorin teknologjitë e reja
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e aktgjykimit për Ligjin për pagat në sektorin publik
Mickoski: Këtë dimër do të kemi dy sfida, stabilitetin energjetik dhe krizën e ndjerë nga Gjermania
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët