Po sikur Shqipëria të bëhej shtet hebraik? Kjo ide u hodh nga Leo Eltoni, i cili në Shqipëri udhëtoi në vitin 1935.
Nga: Nir Hasson / Haaretz
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 1935, gazetari sionist britanik, Leo Elton, udhëtoi për në Shqipëri – me sa duket me vetiniciativë – për të parë nëse do të ishte e mundur të ngrihej atje një entitet kombëtar hebraik. Duket se e vetmja gjurmë e mbijetuar e udhëtimit të tij është raporti që 10 vjet më vonë iu dorëzua presidentit të parë të Universitetit Hebraik, Judah Leib Magnes. Dokumenti qëndron në Arkivin Qendror për Historinë e Popullit Hebraik, në kampusin e Universitetit “Givat Ram” në Jerusalem.
Udhëtimi i Eltonit u nxit nga persekutimi i shtuar i hebrenjve gjermanë – dy vjet pas vendosjes së regjimit nazist dhe pas refuzimit të Britanisë së Madhe për të rritur kuotat për imigracionin e hebrenjve në Mandatin britanik të Palestinës. Eltoni shkruan se në gazetat britanike për herë të parë ka lexuar për këtë ide, të cilat raportonin se qeveria shqiptare mirëpriste emigracionin hebraik.
Kështu, ai udhëtoi për në vendin e vogël me një milion banorë, që ishte plotësisht i shkëputur nga Evropa e industrializuar. Një ministër qeveritar i tha se “në Shqipëri është krejtësisht e panjohur mungesa e tolerancës fetare … Myslimanët e sotëm shqiptarë nuk janë fanatikë”.
Ministri gjithashtu theksoi se, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, Shqipëria nuk ka pasur kurrë histori të antisemitizmit. “Nuk ka asnjë arsye të pritet që kolonët hebrenj nuk do të jetojnë në harmoni të plotë me elementët e ndryshëm të popullsisë”, shkroi Eltoni.
Opsioni shqiptar kishte edhe avantazhe ekonomike. Toka ishte jashtëzakonisht pjellore dhe nëse do të përdoreshin metodat moderne bujqësore, lehtësisht do të mund të plotësonte nevojat e pesë milionë njerëzve.
Eltoni ishte i entuziazmuar për portokalltë dhe limonët, që ishin më të mirat në botë, ndërsa suksesi i hebrenjve në rritjen e portokajve në Izraelin parashtetëror, mund të përsëritej edhe në Shqipëri. Sugjerimet e tjera përfshinin rritjen e duhanit dhe rritjen e krimbave të mëndafshit, si dhe ndërtimin e industrisë së tekstilit dhe të vajit të ullirit. Ana më pak pozitive, sipas Eltonit, ishte se kryeqyteti, Tirana, nuk kishte teatro apo salla koncertesh.
“Besoj se po të ishin pionierë të tipit të duhur, ata burra dhe ato gra, jo vetëm që shpejt do ta arrinin prosperitetin material, por edhe respektin dhe vullnetin e mirë të shqiptarëve”, i shkruan Eltoni, Magnesit. Ai tha se “në rrjedhën e shumë pak viteve, jo qindra, por mijëra hebrenj të të gjitha sferave të jetës mund të shkojnë atje”.
Si fazë të parë, Eltoni rekomandoi krijimin e një entiteti kombëtar hebraik në Shqipëri, sikurse ai gjatë Mandatit britanik të Palestinës, me bashkëpunimin e dy lëvizjeve sioniste. Shqipëria më vonë mund të shndërrohet edhe në një shtëpi kombëtare hebraike.
Nuk dihet se çfarë ndodhi me idenë, nëse ndonjë organ zyrtar e diskutoi atë dhe nëse Magnesi e merr mundin për t’iu përgjigjur Eltonit. Gjithsesi, hebrenjtë nuk emigruan në masë të madhe në Shqipëri. Hadassah Assouline, drejtor i Arkivit, thotë se raporti me siguri iu dorëzua universitetit në vitin 1945, në kohën e problemit të refugjatëve në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Është gjë mjaft interesante se vlerësimi i lartë i Eltonit për shqiptarët u vërtetua gjatë Holokaustit: ata shpëtuan komunitetin e vogël hebraik të vendit, deri te anëtarët e tij të fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Fjalimi i Skënderbeut!?
Një vepër e vlefshme për procesin e krijimit të shtetit shqiptar dhe për rolin e shqiptarëve në rënien e Perandorisë Osmane
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj