LAJMI I FUNDIT:

Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terrorist kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terrorist kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Sveçla tha se kanë gjetur armatim edhe gjatë ditës së sotme, transmeton Telegrafi.

“Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiq u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi. Pamjet i kemi siguruar nga dronët që i kemi konfiskuar nga terroristët serbë. Vuçiq po dështon edhe me manipulime se nuk ishin të përfshirë në sulmin terrorist. Pablo Escobari i Serbisë dhe Putini i vogël i Serbisë dështuan “, tha ai.


Sveçla deklaroi se shteti autokratik me historinë kriminale sulmoi shtetin më të ri dhe më demokratik në rajon.

“Provat janë evidente, është i domosdoshëm dhe jetik dënimi i sulmit nga ndërkombëtarët”, deklaroi ministri.

Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku – katër ditë para sulmit u kryen përgatitjet finale në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe
Lexo po ashtu Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku – katër ditë para sulmit u kryen përgatitjet finale në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe

Gjatë konferencës, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha shpjegoi në detaje pamjet e ofruara para mediave.

“Grupi terroristë i është dhënë infrastruktura nga ushtria serbe për stërvitje”,  tha ai.

Drejtori i policisë shtoi më tej se sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndrimi i grupit terrorist në Kopaniku, pastaj në Pasuljanske livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë.

“Më datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve të siguruara shihet se është bërë përgatitje finale për sulmin që ndodhi katër ditë pas ndaj Policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

Më 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga grupe terroriste serbe, ku vranë rreshterin Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori