Kulla e Ngujimit, monument kulture i Kategorisë së Parë në Shqipëri, është një nga monumentet e rralla të historisë arkitekturore të Veriut. Ndërtimi unik njihet në Dukagjin si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.
Kulla e Ngujimit gjendet në Theth dhe njihet si një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin. Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga studiuesit më të njohur hungarezë, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shekullit XX.
Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb, dhe izolimi me gurë i kullës, është karakteristike për trevat e thella të veriut. Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera shqiptare në aspektin e vetëmbrojtjes. Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurt dhe të mos diktoheshin nga armiqtë jashtë fortesës.
Kulla e Thethit e ka kryer edhe funksionin e ngujimit, pasi aty izoloheshin ata që kryenin një akt të rëndë, por edhe funksionin e pajtimit. Në kohën që i ngujuari qëndronte i izoluar në kullë, pleqtë e fshatit nisnin bisedimet mes familjeve që ishin prekur nga konflikti. Fortesat e tilla nuk mund të ruheshin nga armiku pa armët e zjarrit.
Periudha kur këto tipologji kullash e humbën kuptimin e ndërtimit të tyre ishte ajo e viteve 1945-’90, ku shumë prej tyre u kthyen në magazina bujqësore, vatra kulture, apo dhe u shembën nga harresa.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka nisur të zbatohet në Malësinë e Veriut të Shqipërisë disa shekuj më parë. I transmetuar me anë të fjalëve të urta, të formuluara si të thëna prej princit Lekë Dukagjini dhe të transmetuara gojë më gojë, ai mbijetoi i pashkruar dhe u zbatua si një “ligj” në ato zona deri në kapërcyell të shekujve XIX-XX, kur prifti Shtjefën Gjeçovi vendosi ta hedh në letër.
Për pasardhësit e banorëve të këtyre zonave, Kanuni nuk mund të lexohej, por vetëm të përcillej nga ati tek biri me të thënë. Në këtë kullë, pajtimi i fundit i gjakut është bërë më shumë se një shekull më parë, nëse do t’i referohemi kujtimeve të udhëtares britanike Edit Durham, që shkeli në këtë zonë në vitet e para të shekullit XX. Pyetjes së saj se kur ka qenë pajtimi i fundit i gjakut, banorët e Thethit i thanë “10 vite më parë” dhe prej asaj kohe ndërtesa nuk ka parë më brenda saj as ngujim të fajësit dhe as pleqtë e moçëm që mblidheshin për të pajtuar familjen e gjaksit me atë të viktimës.
Shkrimtarja dhe artistja angleze nuk e ka menduar se pikërisht vizatimi i bërë prej saj në librin Shqipëria e epërme, e ka kthyer këtë kullë në një atraksion ekzotik për mijëra turistë të huaj dhe vendas që këto 10 vitet e fundit kanë vërshuar në këtë fshat, duke rizbuluar atë magji që ajo e pa me sy më shumë se një shekull më parë. Pse Kulla e Ngujimit është në fakt “Kulla e Pajtimit”.
Gojëdhënat e ruajtura si fakte historike nga banorët flasin për pajtimin e më shumë se 300 konflikteve nga e gjithë zona e Shalës, pikërisht në këtë vend. E ndërtuar katër shekuj më parë si kullë nbrojtjeje nga armiku ,ajo ka ndryshuar disa herë funksion si kullë ngujimi e pajtimi, si kasolle e lënë në harresë gjatë komunizmit dhe sot si objekt turistik.
Po çfarë ndodhte brenda këtyre mureve nga koha e Lekë Dukagjinit deri në fund të shekullit XIX?!
Në vend të themeleve ajo qëndron mbi një gur të madh, duke i mbijetuar shekujve dhe të gjitha fenomeneve natyrore, por sot mbi fatin e saj flitet shumë. E ngjashmja e saj në Curraj të Epërm në Tropojë u shemb e lënë në harresë vetëm disa vite më parë dhe kjo e bën kullën e Thethit edhe më unike e të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. I vetmi rikonstruksion që i është bërë është çatia e re e financuar nga Ambasada holandeze.
Në kohën e komunizmit, kulla u deklarua si kasolle, të vetmen pronë që kishin për t’i shpëtuar ndonjë vale shembjeje, por dhe në atë kohë njerëzit që ia dinin historinë vinin fshehurazi e bënin foto para saj.
Duke besuar se kjo është koha e dytë e lavdishme e jetës së Kullës, trashëgimtarët e saj po bëjnë përpjekje për ta vendosur atë nën mbrojtjen e UNESCO-s, duke e lënë si testament të trashëgimisë botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare
ASHIK QERIBI
GJUHA SHQYPE
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Fuqia e fjalës së Fishtës në Kongresin e Manastirit dhe reagimi i hoxhës Hafiz Ibrahimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje