Neuralink ka nisur rekrutimin e njerëzve për të filluar testimin e çipit
Kompania e teknologjisë së ndërfaqes nervore e Elon Musk, Neuralink po rekruton kandidatë për testet e para klinike njerëzore.
Neuralink tha në një njoftim të martën se studimi do të vlerësonte sigurinë e implanteve të tyre dhe robotëve kirurgjikalë, transmeton Telegrafi.
Kompania tha se qëllimi i tyre fillestar me testimin “është t’u japë njerëzve mundësinë për të kontrolluar kursorin ose tastierën e kompjuterit duke përdorur vetëm mendimet e tyre”.
Neuralink shtoi se testimi synohet të bëhet tek njerëzit që kanë kuadriplegji për shkak të një dëmtimi të palcës kurrizore të qafës ose sklerozës anësore amiotrofike (ALS). ALS është një sëmundje neuromuskulare që shkatërron në mënyrë progresive sistemin nervor dhe pengon kontrollin e muskujve.
Musk themeloi Neuralink në vitin 2016 me një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh. Musk ka shpresa të mëdha për punën e kompanisë – ai tha në vitin 2019 se shpresonte se mund të ndihmonte njerëzimin të arrinte “simbiozën me inteligjencën artificiale”.
Në një ngjarje të kompanisë vitin e kaluar, Musk tha se do të testonte tek vetja çipat e trurit të Neuralink kur të fillonte testimi tek njerëzit.
“Ju mund të implantoni një pajisje Neuralink tani, dhe as nuk do ta merrnit vesh. Dua të them, hipotetikisht”, pati thënë Musk.
Mbetet e paqartë nëse Musk do të jetë pjesë e këtyre testimeve të hershme tek njerëzit.
Neuralink mori miratimin nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në muajin maj për të nisur testimin tek njerëzit. Deri më tani, kompania ka kryer vetëm teste në kafshë tek derrat dhe majmunët.
Në dhjetor të vitit 2022, Reuters raportoi se Neuralink është nën hetim federal për abuzimin e mirëqenies së kafshëve. Rreth 1,500 kafshë – duke përfshirë dele, derra dhe majmunë – janë vrarë që nga fillimi i testimit në vitin 2018, sipas Reuters. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMicrosoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Bie Viber, përdoruesit në mbarë botën raportojnë për probleme të shumta me aplikacionin
Miniclip ka mbyllur zyrtarisht serverët e tij
YouTube sjell filmat pa pagesë, por me reklama
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
Si të dimë nëse dikush ka paguar për shenjën e kaltër në Instagram?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos