LAJMI I FUNDIT:

Shtoni një përbërës në kafe për përmirësimin e kujtesës, vigjilencës dhe ndjenjën e mirëqenies

Shtoni një përbërës në kafe për përmirësimin e kujtesës, vigjilencës dhe ndjenjën e mirëqenies
(Foto: Pexels)

Nuk mund ta imagjinoni ditën tuaj pa disa filxhanë kafe dhe sipas ekspertëve duhet t’i shtoni një përbërës. Gastroenterologu Will Bulsiewicz sugjeron të shtoni kanellë në pijen tuaj të preferuar.

Përkatësisht, konsumimi i rregullt i kanellës mund ta përmirësojë kujtesën, ta forcojë vigjilencën mendore dhe ndjenjën e mirëqenies. Me fjalë të tjera, e stimulon shumë mirë trurin tonë. Kjo ndodh falë cinamaldehidit, i cili i jep shijen kësaj erëze.

Ushqimet e preferuara për ta mbajtur nën kontroll diabetin
Lexo po ashtu Ushqimet e preferuara për ta mbajtur nën kontroll diabetin

Kanella ka një histori të gjatë si erëz dhe ilaç, ndërsa në kohët e lashta konsiderohej më e çmuar se ari. Ka një erë të këndshme dhe shije të ëmbël, dhe është në dispozicion në formë shkopi ose pluhuri.


Për shkak të përbërësve cilësorë që përmban, kanella ka veti anti-inflamatore, antioksidante dhe jashtëzakonisht shëruese.

Forcimi i kujtesës dhe largimi i stresit me erëzën e ëmbël
Lexo po ashtu Forcimi i kujtesës dhe largimi i stresit me erëzën e ëmbël

Kjo erëz ndihmon në uljen e niveleve të inflamacionit në trup dhe rregullon hormonet e stresit. Kjo është e rëndësishme, sepse inflamacioni në tru mund të çojë në probleme, si depresioni dhe humbja e kujtesës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori