ORCA përmes një njoftimi për media thotë se është e tronditur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.
ORCA “risjell në vëmendje të publikut se atë ditë, më 24 qershor 2022, janë zgjedhur në Këshill Drejtues plagjiatori Selim Bezeraj dhe infamozi Rifat Krasniqi”.
“ORCA është e brengosur për legjitimitetin dhe ligjshmërinë e të gjitha proceseve të rrjedhura nga ai vendim i paligjshëm për formimin e Këshillit Drejtues, shumica e anëtarëve të të cilit tashmë me vendim gjykate janë ilegalë. Proceset si zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm në Universitetin e Prishtinës, zgjedhja e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, aprovimi i rregulloreve dhe vendimeve të tjera që kanë dalë nga organi ilegal, mund të kontestohen nga secila palë në çfarëdo procedure tjetër administrative-juridike. ORCA fton Universitetin që të shmangë situata të tilla duke adresuar vendimin e gjykatës”, thuhet në reagim.
Tutje, ORCA thotë se “dënon me termat më të ashpër ata që interpretuan gabimisht një dispozitë aq të qartë dhe kërkon shkarkimin e përjashtimin e të gjithë zyrtarëve në të gjitha institucionet publike të cilët kanë dhënë interpretime të gabuara. Po ashtu dënon mungesën e përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës në Gjykatë në seancën për shqyrtimin kryesor të rastit, çka tregon sjellje të papranueshme shpërfillëse të zyrtarëve të Universitetit kur është fjala për mbrojtjen e interesit të tij”.
ORCA pas këtij vendimi e konsideron ilegale përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së, dhe kërkon përsëritje të procesit të zgjedhjes së atyre 5 anëtarëve.
“ORCA mbetet e përkushtuar të kontribojë në kthimin e ligjshmërisë në Universitetin e Prishtinës, në mbrojtjen e proceseve aktuale, të cilat mund të rrezikohen nga situata në të cilën është zhytur Universiteti për shkak të ndërhyrjeve politike të vitit të kaluar që rezultuan në këtë gjendje kaosi të paprecedent në historinë e UP-së”, përfundon reagimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje