LAJMI I FUNDIT:

Situata në veri dhe çështjet e sigurisë – drejtori i policisë takoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Situata në veri dhe çështjet e sigurisë – drejtori i policisë takoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it
Arkiv

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, major gjeneral Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së.

Gjatë këtij takimi është biseduar për vlerësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, përfshirë vlerësimin e situatës në veri të vendit.


“Ky ishte një takim i zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që mban Policia e Kosovës me KFOR-in dhe EULEX-in. Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori