LAJMI I FUNDIT:

Taktikë e gabuar: Pse nuk është mirë të pretendosh të jesh një “kështjellë e pathyeshme” në dashuri?

Taktikë e gabuar: Pse nuk është mirë të pretendosh të jesh një “kështjellë e pathyeshme” në dashuri?

A janë më të rëndësishme emocionet apo logjika?

Matthew Hussey, një nga njohësit e lidhjeve dhe marrëdhënieve në çift, beson se kjo taktikë nuk do t’ju ndihmojë dhe e shpjegoi kështu:


– Është si të godasësh miun para një maceje, macja çmendet dhe sa të lëshosh miun, nuk është më e interesuar – thotë ai.

Hussey, beson se është e rëndësishme të udhëhiqesh nga emocionet dhe jo nga logjika dhe shton se vetëbesimi është çelësi i një lidhjeje të suksesshme dashurie, transmeton Telegrafi.

Ai sugjeron se gjërat nuk duhen marrë shumë seriozisht:

– Vetëm për shkak se po kërkoni diçka serioze nuk do të thotë se do ta gjeni duke qenë shumë serioz. Në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me vetëbesimin.

A mund të funksionojë marrëdhënia juaj me një pesimist nëse jeni një optimist i përjetshëm?
Lexo po ashtu A mund të funksionojë marrëdhënia juaj me një pesimist nëse jeni një optimist i përjetshëm?

Ai këshillon klientët e tij të mos pretendojnë se janë të pathyeshëm sepse kjo nuk do të sjellë rezultate:

– Është thjesht një çështje që të prezantohesh si një person i sigurt që dikush do të donte ta takonte. Dikur dikush i mençur më tha: “Bëhu një kub i Rubikut që nuk është i mbaruar”, sepse, sapo e bashkon kubin, e lë dhe nuk është më interesant.

Matthew thotë se nëse doni të krijoni kontakt me një person të ri, tregoni emocione:

– Për shembull, në vend që të pyesni dikë se cili është destinacioni i tij i preferuar për të udhëtuar, që tingëllon si një intervistë pune, përfshini emocionet dhe pyesni pse është destinacioni i tij i preferuar. /Telegrafi/