Kongresi amerikan do të shqyrtojë dy projektligje të reja për inteligjencën artificiale
Senatorët amerikan të enjten prezantuan 2 projektligje bipartizane mbi inteligjencën artificiale, mes interesimit në rritje të adresimit të shqetësimeve që rrethojnë teknologjinë në fjalë.
Njëri projektligj do të kërkonte që qeveria e SHBA të ishte transparente kur përdor inteligjencën artificiale për të bashkëvepruar me njerëzit, dhe projektligji tjetër do të krijonte një zyrë për të përcaktuar nëse Shtetet e Bashkuara janë konkurruese në teknologjitë më të fundit.
Ligjvënësit po fillojnë të konsiderojnë se cilat rregulla të reja do të duheshin të vendoseshin si shkak i rritjes së inteligjencës artificiale. Teknologjia e re në fillim të këtij viti arriti kryetitujt kur ChatGPT – një program i inteligjencës artificiale që u përgjigjet pyetjeve në formë të shkruar – u bë aktiv për publikun e gjerë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Senatorët Gary Peters, një demokrat i cili është kryetar i Komitetit për Sigurinë Kombëtare, prezantoi një projektligj së bashku me senatorët Mike Braun dhe Hames Lankford – që të dy republikan – i cili do tu kërkonte agjencive qeveritare të SHBA-së t’i tregojnë publikut se kur ato përdorin inteligjencën artificiale për të ndërvepruar me ta.
Projektligji gjithashtu kërkon që agjencitë të krijojnë mënyra që njerëzit të apelojnë vendimet që merren nga inteligjenca artificiale. “Qeveria federale duhet që të jetë proaktive dhe transparente me shfrytëzimin e inteligjencës artificiale, dhe duhet të sigurohet që vendimet nuk merren pa ndonjë njeri në kontroll”, bëri të ditur nëpërmjet një deklarate Braun.
Senatorët Michael Bennet dhe Mark Warner, të dy demokratë, prezantuan një masë së bashku me senatorin republikan Todd Young që do të krijonte një Zyrë të Analizës së Konkurrencës Globale që do të kërkonte të siguronte që Shtetet e Bashkuara të qëndronin në krye të paketës në zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Në fillim të kësaj jave, udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer tha se kishte planifikuar tre takime për senatorët mbi inteligjencën artificiale, duke përfshirë konferencën e parë të klasifikuar mbi këtë temë, në mënyrë që ligjvënësit të mund të edukohen për këtë çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Elon Musk parashikon të ardhmen e superinteligjencës e cila sipas tij do të jetë më e zgjuar se njerëzit
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City