LAJMI I FUNDIT:

Nga Kane te Osimhen dhe Havertz – 13 emrat që Real Madridi po monitoron për sulm

Nga Kane te Osimhen dhe Havertz – 13 emrat që Real Madridi po monitoron për sulm

Real Madridi do të nënshkruajë me një sulmues në afatin e afërt kalimtar të verës. Brenda klubit ka dyshime se ku të drejtohet objektivi që duhet arritur. Të rinj dhe të përkushtuar për të ardhmen apo të dëshmuar dhe me kontribut të menjëhershëm.

Emrat që lidhen me Real Madridin shumëfishohen siç ndodhi verën e kaluar, por këtë herë kërkimi është i vërtetë.


Sipas gazetës Marca, emrat që po lidhen me një transferim në Bernabeu janë: Harry Kane, Roberto Firmino, Julian Alvarez, Marcus Thuram, Joselu, Goncalo Ramos, Rasmus Hojlund, Kai Harvertz, Randal Kolo Muani, Victor Osimhen dhe Karim Adeyemi.

Top sulmuesi përfundon në listën e Carlo Ancelottit: Real Madridi mund ta transferojë si të lirë
Lexo po ashtu Top sulmuesi përfundon në listën e Carlo Ancelottit: Real Madridi mund ta transferojë si të lirë

Përveç këtyre emrave, plus lojtarët e rinj vendas Alvaro Rodriguez, i cili ka marrë disa minuta këtë sezon dhe Juanmi Latasa, i huazuar te Getafe me opsion blerjeje, janë disa nga emrat e përfolur.

Disa me arsye e disa jo. Ata janë vetëm disa nga ata që janë shfaqur para ‘reklamës’ së Real Madridit për të kërkuar një sulmues.

Emri që tingëllon më shumë është Harry Kane. Ylli i Tottenham Hotspur dhe kombëtares së Anglisë. Vjen prej shumë kohësh dhe dëshira e anglezit nuk është tjetër veçse të largohet nga një ekip në të cilin nuk ka fituar asnjë trofe.

Problemi, i pakapërcyeshëm për shumëkënd, është prania në horizont e presidentit Daniel Levy, dhe që nuk dëshiron ta gjejë veten në një negociatë me Real Madridin.

Drejtimi sportiv i Real Madridit ka ndryshuar objektivin javët e fundit. Duke mos parë panoramën e sulmuesve, ai duhet të gjejë atë futbollist që mund të shërbejë si referencë, pa harruar që Endrick do të mbërrijë në Madrid në vitin 2024.

Ideja që ata patën në takimet e zhvilluara në Valdebebas, është t’i japin pak më shumë hapësire dhe minuta të rinjve, Alvaro dhe Latasa.

Emrat tjerë janë më pak të mundshëm, pasi kushtojnë shumë, përveç Firmino, i cili mund të transferohet si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori