LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje interesante, Ivan Toney ka vënë bast kundër ekipit të tij plotë trembëdhjetë herë!

Zbulohen detaje interesante, Ivan Toney ka vënë bast kundër ekipit të tij plotë trembëdhjetë herë!

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, ka vënë bast kundër skuadrës së tij trembëdhjetë herë, gjë që bie ndesh me rregulloren e federatës angleze (FA) dhe është një nga shkeljet për të cilat ai u pezullua për tetë muaj përjashtim nga futbollit.

Ylli anglez ka vënë baste 232 herë, ndërmjet viteve 2017 dhe 2021, nga të cilat 126 nga ato baste ishin të lidhura me garat në të cilat klubi ku Toney luante në atë kohë.


Në dokumentacionin e zbuluar këtë të premte nga FA, saktësohet se klubi në të cilin luajti Toney ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 29 nga ato 126 baste.

Nga 29 baste, 16 ishin në favor të skuadrës së tij në 15 ndeshje ishin të ndryshme. Toney luajti në njëmbëdhjetë nga ato ndeshje.

Ivan Toney dënohet me tetë muaj përjashtim nga futbolli për shkelje të rregullave për bastet
Lexo po ashtu Ivan Toney dënohet me tetë muaj përjashtim nga futbolli për shkelje të rregullave për bastet

Trembëdhjetë bastet e mbetura ishin kundër klubit të tij, por sulmuesi nuk mori pjesë në asnjë nga ato ndeshje. Përveç kësaj, Toney ka vënë bast pesëmbëdhjetë herë për golin e tij.

Megjithatë, komisioni rregullator që trajtoi çështjen shpjegoi se Toney nuk kishte asnjë ndikim në këto rezultate dhe se për këtë arsye nuk kishte asnjë manipulim.

“Nuk ka asnjë provë që z.Toney ishte në një pozicion për të ndikuar në rezultatet e ekipit të tij, sepse ai ose nuk ishte në ekip ose nuk ishte në gjendje të luante në atë kohë”, ka deklaruar komisioni.

FA dëshironte të ndalonte Toneyn për pesëmbëdhjetë muaj, por e reduktoi ndalimin në tetë muaj pasi anglezi pranoi faktet dhe u ekzaminua nga një psikiatër dhe u diagnostikua me një varësi nga bixhozi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Futbollistët e Cityt do ta mbajnë gjatë në mendje natën e mbrëmshme, tifozët e Arsenalit kanë bërë diçka speciale

Premier League
Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

Vitor Roque i ofrohet gjigantit italian

La Liga
Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

Tebas konfirmon transferimin e Mbappes te Real Madridi

La Liga
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

Konfirmohet emri i lojtarit të parë që pritet të largohet nga Barcelona në verë

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

Mediat spanjolle e konfirmojnë: Barcelona largon nga ekipi top yllin që e bleu për 40 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori