Robotët ndërrojnë gomat dy herë më shpejt se njerëzit – çfarë do të ndodhë me gomisterët?
Një nga punët në të cilat një robot do të jetë në gjendje të zëvendësojë një njeri është ndërrimi i gomave në një veturë.
Robotët që punojnë për ndërrimin e rrotave të veturave, përdorin inteligjencën artificiale dhe kanë aftësinë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre, ashtu si njeriu, transmeton Telegrafi.
Këta robotë janë tashmë në funksion dhe po përdoren në Amerikë. Ato janë prodhuar nga RoboTire me bazë në Michigan, dhe duhen 23 minuta për të ndryshuar një set rrotash në një automjet.
Duket si shumë, por sipas prodhuesit, është dy herë më i shpejtë se një punëtor i specializuar që kryen të njëjtin operacion.
RoboTire përdor dy “krahë” manipulimi me gjashtë nyje, një për secilën anë. Këto janë komponentët që përdoren në linjat e prodhimit për montimin e pjesëve në industrinë e automobilave.
I gjithë sistemi menaxhohet nga inteligjenca artificiale. Kamera regjistron rrotën, përcakton pozicionin e saj, si dhe distancën midis bulonave. Pas kësaj, roboti liron bulonat dhe heq rrotën.
Sistemi kërkon ende mbikëqyrje njerëzore dhe kërkon një teknik që të transferojë rrotën në pajisje, të cilën kompjuteri tashmë ka transmetuar informacione për madhësinë dhe llojin e gomave.
Qëllimi përfundimtar është që i gjithë sistemi i ndërrimit të gomave të jetë plotësisht autonom.
Ndonëse çmimi i sistemit nuk është bërë i ditur, kompania RoboTire thotë se duke pasur parasysh rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostos së punës, kthimi i investimit pritet pas një viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina pjesërisht largon trupat ruse nga qyteti Kharkiv
Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan - por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër
Opel Frontera i ri bëri "daljen e parë publike" në Stamboll të Turqisë
“Made in China”, vetura e re elektrike Xiaomi SU7 u prish vetëm pas 39 kilometrave të përshkuara
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike
Rolls-Royce Cullinan vjen me "pamje të freskët"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3