LAJMI I FUNDIT:

​KEK-u jep detaje për rikthimin e bllokut A5, do të ofrojë rreth 140 MWh rrymë

​KEK-u jep detaje për rikthimin e bllokut A5, do të ofrojë rreth 140 MWh rrymë

Njësia A5 e termocentralit “Kosova A” ka përfunduar riparimin kapital të turbinës dhe gjeneratorit, si dhe riparimin e kaldajës nga stafi i KEK-ut dhe kontraktorë që kanë qenë të angazhuar më herët me kontratë kornizë.

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A5, pas testimeve të rregullta provuese është rikthyer në operim me 06.05.2023 rreth orës 11:50 dhe është sinkronizuar me rrjetin duke ofruar kapacitetin prej rreth 140 MWh.

Lidhur me këtë, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka vizituar termocentralin “Kosova A”.


Rikthehet në operim blloku A5 i termocentralit Kosova A
Lexo po ashtu Rikthehet në operim blloku A5 i termocentralit Kosova A

Rizvanolli u njoftua se riparimet kanë filluar sipas planifikimeve.

“Termocentrali TC Kosova B gjatë vitit 2023 do të ketë dy remonte kapitale të njësive B1 dhe B2, secila me kohëzgjatje 3 mujore. Sipas planifikimit, remonti kapital i njësisë B-2 ka filluar me 16.04.2023 dhe pritet përfundojë pas 3 muajve kur edhe planifikohet të fillojë remonti kapital njësisë B1”, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, ministrja Rizvanolli falënderoi punëtorët për punën me përkushtim për rikthimin e njësisë A5, si dhe për prodhimin me tre njësitë njëkohësisht përkundër sfidave. /Telegrafi/