LAJMI I FUNDIT:

Broadcom përpiqet ta bindë BE-në rreth një marrëveshje në vlerë të 61 miliardë dollarëve

Broadcom përpiqet ta bindë BE-në rreth një marrëveshje në vlerë të 61 miliardë dollarëve

Shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të çipave Broadcom, Hock Tan gjatë ditës tha se do të përpiqet të bindë zbatuesit e antitrustit të BE-së se oferta e tij e propozuar prej 61 miliardë dollarësh për firmën e kompjuterave cloud VMware, e cila ka shkaktuar shqyrtim në të dy anët e Atlantikut, është pro konkurrencës.

Tan, i rrethuar nga drejtuesit dhe avokatët e tij, arriti të premten herët në mëngjes në Bruksel për një seancë të mbyllur dëgjimore mbi një nga lidhjet më të mëdha në historinë e sektorit të teknologjisë. Ai nuk pranoi të komentojë ndërsa po shkonte në seancë.

Tutje, Hock Tan do të prezantojë argumentet e tij tek zyrtarët e lartë të Komision Evropian, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e tij të përgjithshëm për bashkimet e firmave, Guillaume Loriot, dhe homologët e tyre nga agjencitë kombëtare të konkurrencës, si dhe avokatët nga ekzekutivi i BE-së, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Presidenti i VMware, Sumit Dhawan paraqitjen e tij në këtë seancë do ta bëjë nga një video konferencë, ndërsa brenda seancës nuk do të ketë asnjë pjesëmarrës nga palët e treta.

Kërkesa e Broadcom për seancën dëgjimore erdhi pasi Komisioni Evropian muajin e kaluar paralajmëroi se marrëveshja mund të kufizojë konkurrencën në treg për disa komponentë harduerikë që ndërveprojnë me softuerin e VMware.

Kompania kishte shpresuar se rregullatorët do të konsideronin prezencën e Amazon, Microsoft dhe Google në tregun e kompjuterëve “cloud” si një provë e konkurrencës së fortë, thanë për Reuters disa persona në njohuri me çështjen.

Broadcom pritet të ofrojë mjete juridike në ditët në vijim pas seancës dëgjimore. Afati i BE-së për një vendim është 21 qershori, i cili do të shtyhet pasi të dorëzohen koncesionet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

TikTok drejt mbylljes, paralajmëron ndalimin në SHBA nëse nuk anulohet vendimi për shitjen e tij

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Gjiganti i Koresë së Jugut do të prezantojë ekranin më të madh të lakueshëm OLED

Teknologji
Bluesky po vlerësohet me rreth 700 milionë dollarë në një raund të ri financimi pas “rritjes shpërthyese” në prag të fitores së Trump

Bluesky po vlerësohet me rreth 700 milionë dollarë në një raund të ri financimi pas “rritjes shpërthyese” në prag të fitores së Trump

Teknologji
Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Teknologji
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më të fundit

Teknologji
Kalo në kategori