Lansohet Shqip.ai – transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe
Kompania Quantix të enjten ka lansuar një vegël interesante, shumë të pritur dhe tejet të dobishme për insistitucione, organizata dhe individë, transkriptimi i përmbajtjes audio-vizuele në gjuhën shqipe me anë të Inteligjencës Artificiale.
E gjithë kjo pas një pune të gjatë me shumë se 3 vjeçare në kuadër te projektit “Albanian Speech to Text”, për te cilën kompania ka investuar në shumë sfera të teknologjisë, sikurse njohuri, serverë të avancuar dhe përmbajtje.
Betim Drenica, CEO i kompanisë, tha se gjuha shqipe është aset me i madh kombëtar për të cilin në si komb nuk kemi investuar edhe sa duhet.
“Kthimi i gjuhës se folur ne gjuhë të shkruar me anë të teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificale, është nje domosdoshmëri e kohës, e cila përpos se një arritje e madhe teknologjike për një kompani kosovare, është edhe një kontribut modest për këtë thesar kombëtar”, tha Drenica.
Ai theksoi se kjo teknologji është e qasshme në ueb faqen Shqip.ai dhe kompania deklaron që për shkak të kërkesës se madhe, përdoruesve do t’u kërkohet që të mbushin një formë aplikimi ku edhe do të ftohen për përdorim në ditët ne vijim nga ana e kompanisë”, deklaroi ai.
Drenica thekson se përdorimi i veglës është fare i thjeshtë, intuitiv dhe i drejtpërdrejtë, duke i kërkuar përdoruesit që të ngarkojë përmbajtjen audio (dhe vizuele) dhe pas një kohe shumë të shkurtër ajo do të transkriptohet automatikisht duke mundësuar shkarkimin e përmbajtjes tekstuale në forma të ndryshme (si dokument apo edhe si skedar titrimi).
Tutje theksoi se inteligjenca artificiale është një temë e nxehtë në mbarë internetin dhe si e tillë ajo po përqafohet çdo dite nga përdoruesit për të kryer punë të caktuara nga kompjuterët për të cilat njerëzit harxhojnë kohë dhe mund, duke mos pasur edhe produktivitetin e kërkuar.
“Shpresojmë qe edhe përdoruesit shqiptarë do të kenë mundësinë qe përmbajtjen e tyre ta transkriptojnë me anë të Shqip.ai, si lehtësim për përditshmërinë e tyre”, tha ai në fund./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp
Doreza robotike luan më shpejt se gishtat e Bethovenit
Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite