LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski-Nehamer: Maqedonia e Veriut dhe Austria janë partnerë të fuqishëm ekonomikë

Kovaçevski-Nehamer: Maqedonia e Veriut dhe Austria janë partnerë të fuqishëm ekonomikë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Vjenë, në kuadër të vizitës dyditore të punës, realizoi takim me kancelarin austriak Karl Nehammer, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Të dy bashkëbiseduesit, theksojnë nga atje, shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen vendet evropiane, si dhe për pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike.

“Kryeministri Kovaçevski e njohu kancelaren austriake me zhvillimet aktuale të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, shprehu kënaqësinë e tij se si po shkon procesi i shqyrtimit dhe procesi i reformave në vend.


Kovaçevski e falënderoi Nehamerin për mbështetjen e përgjithshme nga Austria për procesin e negociatave të anëtarësimit, si dhe për mbështetjen e fuqishme që merr Maqedonia e Veriut si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë të sigurisë. Austria është një mbështetëse, partnere dhe avokate e fortë dhe e zëshme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Qeverisë./Telegrafi/