LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së pranoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023

Qeveria e RMV-së pranoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023

Qeveria në mbledhjen e sotme të 146-të e shqyrtoi dhe pranoi Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Siç shpjegoi MPPS, me Planin operativ zgjerohet përfshirja e programeve dhe masave për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023, me çka do të sigurohet krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e punësimit të personave të papunë, veçanërisht e të rinjve, të papunëve në kohë të gjatë dhe shfrytëzuesve të të drejtës në bazë të ndihmës minimale të garantuar”, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Me Planin operativ për vitin 2023 theks i veçantë i vihet personave të rinj të papunë deri më 29 vjet, të papunëve në kohë të gjatë si dhe shfrytëzuesve të ndihmës minimale të garantuar.


Risi në Plan, informoi shërbimi për informim i Qeverisë, është ajo që persona me kualifikim të ulët, me minimum arsim fillor të përfunduar, mund të përfshihen në masat për punësim.

“Të gjithë personat e papunë të evidentuar dhe punëdhënës kanë qasje në programe, gjegjësisht masat dhe shërbimet për punësim. E drejta për pjesëmarrje përcaktohet në bazë të kushteve dhe kritereve të definuara për çdo program veçmas gjegjësisht masa dhe shërbime për punësim, ndërsa si rregull i përgjithshëm synohet të arrihet përfaqësimi i njëjtë i burrave dhe grave, sipas Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, si dhe pjesëmarrjes së të rinjve deri 29-vjeç prej të paktën 40 për qind në secilin nga programet dhe masat dhe shërbimet për punësim”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Bartëse e Planit Operativ është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa zbatimi i saj është kompetencë e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në partneritet me institucione dhe organizata të tjera përgjegjëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme

Drejtësi
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori