LAJMI I FUNDIT:

“Lidl” hyn në Maqedoni

“Lidl” hyn në Maqedoni

Rrjeti gjerman i supermarketeve Lidl po përgatitet me të madhe për hapjen e pikave të reja të shitjes në Maqedoni.

Këtë e konfirmojnë edhe shpallja e më shumë vendeve të punës që kërkon staf si specialistë shitjesh, kontabilistë, strateg markash, specialistë të burimeve njerëzore. Ndërsa janë punësuar mbi 80 persona për pozita të ndryshme pune.

Një ndër supermarketet e para që do të hapet, pritet të jetë ai në komunë në komunën e Gazi Babës në Shkup. Njëherësh në rrugën Bllagoja Stefkovski në këtë komunë janë shënuar në kadastër edhe më shumë hapësira në emër të saj. Gjithashtu para disa muajsh, një nga kompanitë më të mëdha të shitjes me pakicë në botë ka regjistruar filialin ‘Lidl North Macedonia Dooel’, me seli në Shkup me një investim prej 500 mijë eurosh, thonë nga Regjistri Qendror.


Në fillim të muajit nëntor Lidl në Maqedoni rriti ndjeshëm kapitalin themelues në afër 45 milionë euro, duke sjellë prova serioze për investime. Mjetet po investohen në blerjen e pasurive të paluajtshme, ndërtimin e qendrës distributive, kamionë për shpërndarje, blerjen e materialeve, trajnime dhe të ngjashme.

Në pranverën e vitit të kaluar u përfol se kjo kompani mund të ndërtojë qendrën e shpërndarjes në komunën e Kisella Vodës në Shkup, mirë po më vonë u njoftua se ajo do të ndërtohet në një qytet tjetër.

Qendra logjistike e LIDL-së në Kumanovë do të jetë në një truall prej 200.000 metrave katrorë në zonën industriale, me një investim prej rreth 80 milionë euro, ndërsa do të hapë mbi 150 vende pune.

Në këtë fazë të përgatitjes, Lidl tashmë po eksploron edhe mënyra të ndryshme për të mbështetur prodhuesit vendor. Kompania shqyrton edhe eksportin e produkteve bujqësore të Maqedonisë në rrjetin Lidl, ngjashëm me përvojat në shtetet fqinje.

Në periudhën 2019-2021, prodhuesit bullgarë kanë shitur ushqime dhe produkte për mbi 75 milionë euro (150 milionë leva) në rrjetin evropian të zinxhirit gjerman Lidl. Për këto tre vite, si rezultat i partneritetit me Lidl Bulgaria, 252 produkte nga 58 kompani bullgare arritën në 27 tregje të huaja , tregon analiza e revistë s bullgare Kapital. Ndër produktet më të eksportuara nga Bullgaria janë llojet e ndryshme të bukë s, vaji, margarinat, brumërat e ndryshme, pemët e thata, etj. Paralajmërohet edhe hapja e marketeve të Lidl edhe në qytete të tjera në vend si në Shtip ku kërkohet lokacion prej 9000 metra katror, me 3000 metra katror për marketin dhe 6000 metra katror tjera për infrastrukturë n tjetër përfshi edhe parkingun. Në Evropën Juglindore, zinxhiri gjerman i shitjeve është i pranishëm në Bullgari, Kroaci, Serbi Greqi, dhe Rumani, ndërsa pritet edhe hapja e dyqaneve tjera në rajon për çka është siguruar edhe kredi e volitshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Nga BERZH njoftuan në korrik të vitit të kaluar për sigurimin e kredisë së vjetër deri në 175 milionë euro për zinxhirin gjerman të shitjes me pakicë Shvarc Grup. Të ardhurat e huas do të përdoren për të mbështetur zgjerimin e dyqaneve të formatit Lidl në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi (75 milionë euro) dhe zgjerimin e operacioneve të Kaufland në Rumani dhe Moldavi. Si objektiva të projektit theksohet se të ardhurat e huas do të përdoren për të mbështetur programin e investimeve 2022-2024 të Grupit, duke u fokusuar në zhvillimin e dyqaneve Kaufland në Rumani dhe Moldavi dhe dyqanet Lidl në Ballkanin Perëndimor. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kurti për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut: Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Bajrami i reagon Kelmendit: Pyetni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit

Lajme

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy personave, njëri prej tyre mjek në QKUK nën dyshimin se falsifikoi dokumentin zyrtar

Drejtësi
Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Kurti: Jam i gatshëm që sa më parë ta mbajmë edhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori