LAJMI I FUNDIT:

Blinken thotë se Elon Musk dhe SHBA-të diskutuan mbi Starlink-un në Ukrainë

Blinken thotë se Elon Musk dhe SHBA-të diskutuan mbi Starlink-un në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të shtunën tha se qeveria e SHBA-ve ka mbajtur bisedime me Elon Musk-un në lidhje me përdorimin e internetit satelitor Starlink në Ukrainë.

Gjatë këtij muaji SpaceX deklaroi se ka ndërmarrë hapa në parandalimin e ushtrisë ukrainase nga përdorimi i shërbimit të Starlink për kontrollimin e dronave në rajon gjatë luftës me Rusinë.


I pyetur gjatë një interviste në emisionin “Meet the Press with Chick Todd” në NBC News se nëse Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Musk-ut, që të mos e kufizojnë përdorimin e kapaciteteve të Starlink nga ushtria ukrainase, Blinken tha: “Nuk mund ta ndajë me juve asnjë pjesa nga bisedimet që i kemi pasur mes nesh pos vetëm të konfirmoj mbajtjen e këtyre bisedimeve”, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

SpaceX në mënyrë private kishte dërguar kamionë të ngarkuar me terminale të Starlink në shtetin ukrainas, duke e lejuar ushtrinë e vendit që të komunikojë mes vete duke i lidhur ato me afro 4 mijë satelitët që SpaceX i ka lansuar në orbitën e ulët të Tokës.

Rusia kishte tentuar që të pengojë sinjalet e Starlink në rajon, edhe pse SpaceX u kundërvë duke e forcuar softuerin e shërbimit, ka deklaruar Elon Musk. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Instagram po ndryshon algoritmin që ndikon në ‘Reels’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Këshilla Teknologjike
Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Google, Microsoft, OpenAI dhe Anthropic bashkojnë forcat për inteligjencën artificiale

Teknologji
Kalo në kategori