LAJMI I FUNDIT:

Aubameyang e preferon qëndrimin në Evropë, para kalimit në MLS

Aubameyang e preferon qëndrimin në Evropë, para kalimit në MLS

Kur Pierre-Emerick Aubameyang bëri kalimin nga Barcelona te Chelsea në gusht, ishte një lëvizje që kishte kuptim për të gjitha palët. Vetëm gjashtë muaj më vonë, sulmuesi gabonez është i lirë të largohet nga Blutë.

Pas shkarkimit të Thomas Tuchel dhe prurje të mëdha në janar, lojtari nuk ka gjasa të bëjë shumë te skuadra londineze. Ai gjithashtu është lënë jashtë skuadrës së tyre në Ligën e Kampionëve.


Ai ishte i lidhur me një rikthim të befasishëm te Blaugranat, pasi Memphis Depay u largua për në Atletico Madrid, por problemet e tyre me kufirin e pagave e penguan një lëvizje të tillë.

Barcelona e Atletico synojnë transferimin e Aubameyangut
Lexo po ashtu Barcelona e Atletico synojnë transferimin e Aubameyangut

Megjithatë, duket se ai do të jetë në lëvizje gjatë verës, me Fabrizio Romanon që adreson spekulimet që lidhin Aubameyang me LA Galaxy në rubrikën e tij të përditshme.

“Po, klubet e MLS janë të interesuara për Aubameyang, por nga ana e lojtarit më është thënë se nuk ka ende dritë jeshile për këtë lloj zgjidhjeje, ai preferon të vazhdojë në Evropë që tani, kështu që asgjë nuk ka avancuar në këtë fazë”, raporton eksperti i transferimeve.

Këto komente janë bërë për Caught Offside. Duke qenë se Barcelona po negocion për adoleshentin brazilian Vitor Roque, do të ishte një surprizë nëse Blaugranat do të konsideronin kthimin e Aubameyang. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

Perez flet për titullin e fituar dhe godet indirekt Xavin dhe Barcelonën me deklaratën e tij

La Liga
Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Man United dhe Arsenali startojnë me më të mirët në dispozicion

Premier League
Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

Iu drejtua tifozëve në gjuhën spanjolle – cili ishte mesazhi i Jude Bellingham gjatë festës së titullit?

La Liga
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Kalo në kategori