Ish-kryeprokurori Aleksandër Lumezi i ka reaguar një shkrimi të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila gjatë ditës ka akuzuar atë për mosveprim në trajtimin e krimeve ndaj popullit të Kosovës.
Lumezi në reagimin e tij e të cilin mediave ua ka dërguar Zyra për Komunikim Publik në Prokurorinë e Shtetit(ZKPSH), ka thënë se ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës nuk ndërmerret nga Kryeprokurori i Shtetit e as nga qeverisë por nga ata prokurorë të shtetit që kanë kompetenca ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale.
“Për dijeninë tuaj si Ministre e Drejtësisë, ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës e as të veprave tjera penale nuk ndërmirret nga Kryeprokurori i Shtetit dhe as nga qeveritë, por nga prokurorët e shtetit të cilët kanë kompetencë ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. Kush e kupton ndryshe këtë është në keqkuptim të madh me parimet e drejtësisë. Lufta e zhvilluar në Kosovës shkaktoi humbje dhe shkatërrime të mëdha. Mijëra civilë të vrarë në mesin e tyre fëmije, gra dhe burra të të gjitha moshave. Shumë të tjerë u plagosen. Mijëra qytetarë te tjerë u zhduken. Po ashtu qindra gra dhe burra u dhunuan ne forma të ndryshme. U shkatërruan dhe u djegën mijëra shtëpi, prona, ndërtesa dhe objekte të tjera të rëndësishme. Kosova përveç humbjeve njerëzore gjatë luftës kishte pësuar edhe humbje dhe dëmtime të mëdha materiale”, u shpreh Lumezi.
Ish-kryeprokurori e pranoi se trajtimi i krimeve të luftës ka shkuar ngadalë, për këtë treguesi më i mirë është numri i vogël i lëndëve të kryera.
Por sipas tij, mungesa e vullnetit politik dhe krijimi i një bindjeje nga ndërkombëtarët se institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë paragjykime etnike dhe mungesë të kapaciteteve për ndjekjen dhe gjykimin e këtyre rasteve kanë qenë kruciale që ndërkombëtarët t’i marrin kompetencat ekskluzive ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të krimeve të luftës.
“Fillimisht, misioni i UNMIK-ut i cili kishte marrë në administrim Kosovën menjëherë pas luftës ishte përgjegjës edhe për pjesën më të madhe të sundimit të ligjit. Ku në kompetencë ekskluzive kishte edhe trajtimin e krimeve të luftës, e më pas edhe misioni i EULEX-it, i cili po ashtu kishte kompetencë për trajtimin e këtyre rasteve deri në qershor të vitit 2018. Menjëherë pas ardhjes time në krye të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe si Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e parë të arsyeshme trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, më 13 maj 2015 për herë të parë është themeluar Departamenti për Krimet e Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë caktuar prokurorët dhe personeli administrativ”, tha Lumezi.
Ai shpjegoi se janë dërguar prokurorët special në trajnime intensive nga kapitulli XV i Kodit Penal të Kosovës lidhur me veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura më të drejtën ndërkombëtare.
Është bërë regjistrimi i të gjitha rasteve që hyjnë në kuadër të Departamentit të Krimeve të Luftës. Janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve, të cilat akoma janë fuqi. Janë dëgjuar me qindra dëshmitarë dhe të dëmtuar, kemi ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve – vijës komanduese të këtyre veprave penale. Pas arrestimit të të dyshuarave, janë ngritur dhjetëra aktakuza dhe kemi pasur gjykime të suksesshme”, tha ish-kryeprokurori.
Lumezi shtoi se gjatë vitit 2018 janë transferuar nga EULEX-i 918 lëndë të krimeve të luftës të natyrave të ndryshme dhe 2000 lëndë të personave të zhdukur.
“Në vitin 2019 kemi rritur numrin e prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës dhe po të njëjtin vit është nxjerrë Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës. Për identifikimi e këtyre rasteve kemi rritur bashkëpunimin me OJQ-të te cilat kanë mbledhur informacione për krimet e luftës dhe kemi intervistuar individët të cilët kanë informacione për këto raste. Kemi punuar edhe me dëshmitarë të cilët vazhdimisht janë duke dëshmuar në Prokurori. Kemi ngritur edhe bazën e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe e kemi harmonizuar këtë databazë me atë të Policisë së Kosovës”, theksoi ai.
Sipas tij, të gjitha këto veprime na japin të drejtë për të besuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit këtë vit dhe vitet në vijim do të jep rezultate konkrete në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe do të vendoset drejtësia për viktimat e luftës dhe familjaret e tyre.
“Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike?
Më këtë rast, deklarimet e Ministres se Drejtësisë, shpërfaqin mosnjohuri të plotë të veprimeve të ndërmarra nga institucionet e drejtësisë, përkatësisht, Prokurori i Shtetit, duke minimizuar të gjitha të arritura shtetërore dhe institucionale nga koha e marrjes se kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore”, deklaroi Lumezi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë