LAJMI I FUNDIT:

E quajti ‘agjent shqiptar’ profesorin Edward Joseph, DASH i reagon presidentit serb Aleksandar Vuçiq

E quajti ‘agjent shqiptar’ profesorin Edward Joseph, DASH i reagon presidentit serb Aleksandar Vuçiq

Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph, thuhet në reagimin e Departamentit amerikan i Shtetit ndaj akuzës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Më 30 dhjetor, gjatë një paraqitjeje në një televizon serb, Vuçiqi e quajti Josephin që është “agjent shqiptar” lidhur me atë që profesori amerikan kishte deklaruar se heqja dorë nga barrikadat do të zgjasë “deri kur Aleksandar Vuçiqi të vendosë se i duhet një krizë e re në Kosovë”.

Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiq po ashtu deklaroi për televizionin serb se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”. Presidenti serb nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.


DASH shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.

“Ne i vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, tha DASH-i në Twitter.

Ky postim u shoqërua me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Pas akuzave të presidentit serb, Joseph shkroi se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.

“Alekskandar Vuçiq nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph.

Ai shtoi se duke e ofenduar dhe sulmuar personalisht atë, Vuçiq tregoi edhe një herë karakterin e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Kalo në kategori