LAJMI I FUNDIT:

Messi vs Mbappe: Cilët bashkëlojtarë të tjerë do të përballen në finalen e Kupës së Botës?

Messi vs Mbappe: Cilët bashkëlojtarë të tjerë do të përballen në finalen e Kupës së Botës?

Argjentina dhe Franca do të luajnë për Kupën e Botës “Katar 2022” të dielën pasdite. Mes dy skuadrave, ka disa nga lojtarët më të mirë në botë dhe disa prej tyre ndajnë të njëjtin klub.

Teksa janë bashkëlojtarë në pjesën më të madhe të vitit, të dielën do të jenë rivalët më të mëdhenj, teksa janë nisur për të fituar trofeun më të lakmuar në botë.


Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull ku rishikon se cilët bashkëlojtarë do të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen vendimtare.

Messi dhe Mbappe

Rivalët kryesorë do të jenë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe. Të dy janë golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës dhe gjithashtu do të luftojnë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të turneut.

Të dy janë yje kryesorë te PSG dhe do të jenë në qendër të vëmendjes të dielën. Është gjithashtu një ndeshje që mund të ketë ndikim se kush do të jetë fituesi i Topit të Artë të vitit të ardhshëm.

Me PSG-në ndër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve, duke pasur Kupën e Botës në kabinetin e tyre të trofeve do t’i japë atyre një shtysë shtesë.

Nahuel Molina, Rodrigo De Paul, Correa dhe Griezmann

Pavarësisht formës së keqe aktuale të Atletico Madridit, në nivel ndërkombëtar ata do të kenë një përfaqësim të mirë në finale.

Rodrigo De Paul, Nahuel Molina dhe Angel Correa do të jenë me Argjentinën. Nga ana tjetër, Antione Griezmann po zhvillon një kampionat të përkryer për Francën.

Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Adrien Rabiot

Juventusi është skuadra e Serie A që do të ketë përfaqësimin më të mirë në finalen e “Katar 2022”. Skuadra argjentinase përfshin Leandro Paredes dhe Angel Di Maria, të dy të nënshkruar në afatin kalimtar të fundit.

Për skuadrën franceze është Adrien Rabiot, një lojtar me përvojë që ka kaluar disa sezone në Torino. Do të jetë interesante të shihet se si do të sillen në fushë, pikërisht sepse kanë pasur pak kohë si bashkëlojtarë.

/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori