LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon nga qeveria ta tërheqë Projektligjin për Zyrtarët Publikë

PDK kërkon nga qeveria ta tërheqë Projektligjin për Zyrtarët Publikë
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se me Projektligjin për Zyrtarët Publikë, të cilin qeveria e ka dërguar në Kuvend, do të cenohet pavarësia dhe kualiteti i administratës.

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet për herë të parë ky projektligj, ai ka kërkuar nga qeveria të tërheq këtë ligj dhe i njëjti të mos kalojë në lexim të parë.


“Në këtë formë që po shkojmë, me këtë ligj që besoj që duhet me tërheq qeveria, sepse si opozitë jemi shumë të interesuar me dhënë kontributin tonë ashtu siç e kemi dhënë në të kaluarën, dhe me u ulë edhe njëherë me e pa, me e trajtu, që mos me u dëmtu interesin shtetëror dhe mos me u dëmtu administrata publike”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së për këtë projektligj është që i njëjti të tërhiqet nga qeveria, në të kundërtën, Tahiri ka thënë se do të votojnë kundër apo nuk do të marrin pjesë fare në votim.

“Nëse kalon ky ligj në lexim të dytë ne do ta kemi një vërejtje në raportin për vendin dhe duhet me trajtu prap. Unë nuk besoj që i intereson dikujt me miratu një projektligj, i cili nuk është në linjë me agjendën evropiane të Kosovës dhe nuk është i koordinuar me Bashkimin Evropian, sepse në fund të ditës duhet me e trajtu prapë”, ka shtuar ai./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori